Na shoqëroni në bisedë profesionale me Jodie Azhar dhe shiqoni nga afër kombinimin e dy botërave për të krijuar video lojëra më të mira.
JODIE AZAR – DREJTORE EKZEKUTIVE | DREJTORE E LOJËRAVE NË TEAZELCAT GAMES
Jodie është drejtore ekzkutive e Teazelcat Games, studio e cila krijon video lojëra të drejtuara nga storiet me tema gjithëpërfshirëse, dhe tani është duke udhëhequr titullin debutues të pa paralajmëruar.
Para kësaj ajo ka kaluar një dekadë duke punuar si artiste teknike në studio të ndryshme programuese, së fundi si Drejtore Artistike Teknike për franqizën Total War në Creative Assembly.
Ajo është një programuese e shpërblyer disa herë, në 2019 është paraqitur si një nga 100 gratë më me influencë në fushën e video lojërave në Britani, dhe me 2016 ishte fituese e çmimit BAFTA Breakthrough Brits.
Ajo është një nga anëtarët themelues të POC në Play, një lëvizje për drejtësinë racore dhe gjithëpërfshirjen e cila synon adresimin e mungesës së përfaqësimit të personave me ngjyrë në industrinë e video lojërave në Britani. Ajo poashtu është Ambasadore e STEM lëndëve mësimore, me qëllim të inspirimit të gjeneratave të ardhshme të krijuesve të video lojërave.
Duke kuptuar nga eksperienca e saj si Drejtore Artistike Teknike dhe tani duke udhëhequr lojëra të pavarura Jodie shiqon se si të gjithë programuesit mund të funksionalizojnë aftësi të ndryshme dhe mëyra të të menduarit në krijimin e video lojërave, duke pasur parasysh kërkesat teknike dhe ato artistike, si të kursehet koha dhe të krijohet një eksperiencë më e mirë e lojës.