Nëse jeni krijues lojërash ose zhvillues programesh teknike, apo një profesionist që aspiron mediet ndërvepruese dhe imersive, mos e humbisni PlayUK! 

Nga data 20 deri më 25 janar 2020, në PlayUK Beograd, mund të merrni pjesë në punëtori dhe Master klasa nga studiot dhe profesionistëve më të mirë britanik të lojërave të pavarura. Zhvilloni shkathtësitë tuaja në dizajn narrativ, UI/UX, art, programim dhe shumë të tjera, hapuni ndaj trendeve më të reja në skenën e lojërave në MB dhe zhvilloni rrjetin tuaj profesional me të tjerë persona nga rajoni. 

British Council në partneritet me Nordeus Hub dhe SGA (Shoqata Serbe e Lojërave) fton të gjithë zhvilluesit e lojërave, artistët digjitalë dhe krijuesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Mali Zi) të aplikojnë dhe të marrin pjesë në PlayUK. Deri në pesë vende ofrohen për përfaqësuesit e secilit vend.  Në këmbim, kërkojmë nga ju kreativitet, ide, ekspertizë dhe ambicie profesionale për ta nxitur atmosferën e të nxënit në sesionet tona të rrjetëzimit dhe edukimit.  Kaloni një javë kreative në Nordeus Hub në Beograd, ne do të organizojmë dhe mbulojmë udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin për ju. Po ashtu, do të mirëpresim deri në 5 përfaqësues nga rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore (Turqia, Ukraina, Rusia, Kazakistani, Uzbekistani, Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani). Së bashku, do t’i avancojmë projektet tuaja një nivel më tej!

*** 

PlayUK është platformë e British Council që ka për synim të mbështesë ndërveprimin e kreativitetit me teknologjinë, ofron qasje në shkathtësi dhe njohuri të reja, paraqet dhe fuqizon rrjete të artit dhe teknologjisë, dhe ofron përvoja të reja për publikun. Përmes krijimit të lidhjeve në mes profesionistëve të artit dhe TI-së nga MB-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ky program eksploron tema si kodimi, lojërat, realiteti virtual, realiteti i augmentuar, animimi, mediet imersive, informatika krijuese, dizajni narrativ, duke krijuar një lidhje unike mes profesionistëve kreativë dhe atyre të TIK-ut dhe sektorëve përkatës.