Me kënaqësi publikojmë thirrje publike për programin onlajn për mësim “Mbështetje të ekonomisë krijuese” për të gjithë profesionistët, të cilët punojnë në industritë kulturore dhe krijuese dhe janë të interesuar për zhvillim të politikave. Periudha për paraqitje fillon më 13 qershor të vitit 2022, ndërsa përfundon më 8 korrik të vitit 2022 në ora 12:00 (GMT+1).
Për programin
Mbështetja e ekonomisë krijuese: programi për krijues të politikave është nëntëjavor, program gjithpërfshirës onlajn për mësim të pavarur, i cili dedikohet për profesionistë nga sektori, të cilët punojnë në industritë kulturore dhe krijuese. Programi është i hapur për pjesëmarrës nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Uzbekistani. Ai do t'i ndihmojë profesionistët që ta kuptojnë ekonominë krijuese në mënyrë që t’u ofrojë ekspertizë, studime rasti dhe njohuri praktike për shkak të informimit të aktiviteteve të tyre për zhvillimin e politikave. Programi do t'u ofrojë pjesëmarrësve ide dhe mjete të reja për të mbështetur industritë kreative dhe kulturore në qytetin/rajonin/vendin e tyre, ndërsa d t’i zgjerojë edhe rrjetet e tyre profesionale në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në nivelin ndërkombëtarë.
Programi onlajn do të zgjatë nëntë javë mes 25 korrikut dhe 25 statorit të vitit 2022 dhe do të zgjerohet me tre sesione drejtpëdrejt për pjesëmarrësit, të cilët do të përfshihen në rrjetëzimin me kolegët dhe ideimin tejkufitar. Asnjë nga modulet nuk do të zgjat më shumë se dy orë, duke i përfshirë përmbajtjet themelore dhe aktivitet për mësim.
Pjesëmarrësit të cilët do ta përfundojnë plotësisht programin do të marrin certifikatë për përfundim nga Këshillilli Britanik dhe Cultural Associates Oxford. Programin mund ta shikoni këtu.
Për më shumë informacione, mund të na kontaktoni në arts.info@britishcouncil.org