Gjashtë tapiceritë tregojnë një histori në kalimin e klasave sociale të shekullit 21 në Mbretërinë e Bashkuar. Tek ato ne shohim Tim Rakewell, një individ që duke bërë para ngrihet nga klasa punëtore, duke u martuar me dikë në klasën e mesme, duke përjetuar parajsën financiare të klasës së lartë dhe e gjitha kjo mbyllet me vdekjen e tij.
Tapiceritë e Perry-t i referohen drejtpërdrejt pikturave të artistit britanik William Hogarth dhe veprës së tij 'Historia e djalit plangprishës" (1697-1794), të cilat mbahen tek Muzeu Sir John Soane në Londër. Tetë pikturat në serinë e Hogarth-it tregojnë historinë e Tim Rakewell, një i ri i cili trashëgon një pasuri nga babai i tij dhe e harxhon të gjithë atë. Më pas ai martohet për para, e harxhon pasurinë në kumar, burgoset për borxhet e tij dhe në fund përfundon në një çmendinë.
Gjithashtu, tapiceritë janë edhe homazh i pikturave të Rilindjes, një pjesë tjetër e preferuar e Perry-it.