Timi dhe gruaja e tij janë zhvendosur në fshat dhe janë duke ecur në tokat rreth rezidencës së tyre në Cotswolds, një zonë në pjesën qendrore të Anglisë së jugut. Skena i përngjan pikturës së famshme Z. dhe Znj. Andrews, e artistit britanik të shekullit 18 Thomas Gainsborough, që tregon një çift në fushat e çifligut të tyre. Prapa çiftit qëndron një pemë lisi, një simbol i stabilitetit dhe vazhdimësisë, dhe në të majtë të tyre, fushat grurit, një simbol i pjellorisë.
Dreri në mes të skenës përfaqëson shtresën e lartë apo aristokratët që jetojnë në atë rajon. Perry tregon si ky grup social është i ngarkuar me fatura të mëdha tatimore dhe stofi i rrjepur që mbulon drerin nënkupton luftën e tyre për të ruajtur shtëpitë e tyre të vjetra dhe traditat. Edhe Timi ballafaqohet me probleme. Si pasanik, ai ka tërhequr vëmendjen e protestuesve kundër pabarazisë sociale, të cilët kanë ngritur kampin jashtë shtëpisë së tij.