Grayson Perry gjithmonë ka qenë i mahnitur nga shija - pse njerëzit i blejnë gjërat që duan, pse veshin çfarë duan dhe çfarë duan të shprehin kur bëjnë zgjedhjet e tyre. Në këtë seri me tre pjesë, Perry na sjell klasat sociale të Britanisë, jo vetëm për të na treguar shijen e njerëzve, por edhe për të na treguar në artin e tij çfarë ajo nënkupton. Në çdo episod, ai takon njerëz nga klasa të ndryshme sociale - klasa punëtore e Sunderland, klasa e mesme e Tunbridge Wells dhe klasa e lartë e Cotswolds - për të marrë pak nga shijet e secilës klasë.
Seritë ndjekin proçesin e kreativitetit të Grayson Perry-it. Në fillim ne shohim momentet fillestare gjatë udhëtimit të tij nëpër klasat sociale dhe më pas skeçet që ai bën nga çfarë ai përjeton. Grayson më pas dizenjon tapiceritë dhe ato janë prodhuar në Belgjikë, sipas specifikimeve të tij.
... një portret i gjallë i klasave sociale, i një qyteti dhe i një artisti.
Alex Hardy, The Times
Çdo episod mbaron me njerëzit të cilët Grayson ka takuar në udhëtimin e tij, në një galeri arti bashkëkohor në Londër. Ndikuesit kanë mundësinë të reagojnë ndaj pjesëve të artit dhe të debatojnë me Grayson-in sesi ai ka zgjedhur mënyrën e reflektimit të shijes së tij.
Duke treguar proçesin e krijimit të tapicerive nga fillimi, ai na tregon një nga aspektet më mahnitëse të kulturës bashkëkohore, kjo seri tregon fuqinë e artit ndaj asaj çfarë ne jemi.