Duke krijuar 'Kotësia e Dallimeve të Vogla', Grayson Perry u frymëzua nga shumë artistë. Frymëzim kryesor ishte piktori i shekullit të 18-të, William Hogarth dhe vepra e tij 'Historia e djalit plangprishës', e cila është pjesë e ekspozitës.
Çfarë e frymëzoi artistin?
Tetë pikturat e William Hogarth tek Historia e djalit plangprishës (1733) tregojnë historinë e Tim Rakewell, një i ri i cili ndjek rrugën e vesit dhe vetë-shkatërrimit, pasi trashëgoi një pasuri nga babai i tij koprrac.
Pikturat origjinale mbahen në Muzeun Sir John Soane, Londër, por sete të gravurave mbahen në shumë koleksione muzeale dhe kanë frymëzuar reagime nga një numër i artistëve kryesorë britanikë, si David Hockney dhe Grayson Perry.
Hogarth vlerësohet më shumë për 'Subjektet morale'. vepra që komentojnë mbi shoqërinë bashkëkohore. 'Historia e djalit plangprishës' vinte pas suksesit të jashtëzakonshëm të 'Historia e lavires' (1730). Tregimi ndjek një të ri që bie pre e efekteve korruptueese të konsumizmit të shekullit 18. Tim shpenzon pasurinë e babait të tij me art, muzikë, gra dhe aktivitete të tjera. Pasi u martua me një grua më të vjetër, por të pasur, i humb pasuritë në kumar, dhe jeta e tij përfundon tragjikisht kur e fusin brenda në çmendinën Bedlam, ku ndëron jetë.