Visual art exhibition
Visual art exhibition

Ekspozita me 80 punime në grafikë dhe skulpturë punuar prej Henry Moore midis viteve 1949 dhe 1983 u hap në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Grafikat qenë të grupuara në tetë kategori të dallueshme, të cilat përfshinin edhe temat më të njohura të Henry Moore; Nëna dhe Femija dhe Figura të Shtrira, pesë modele (makete) dhe një model pune. Ekspozita përfshinte edhe nëntë fotografi të artistit gjatë punës në studion e tij në Perry Green.

Moore ështe një nga artistët më të njohur britanik të sjellë ndonjëherë në këtë galeri.

Z. David Mitchinson, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Henry Moore-it vizitoi Tiranën dhe zhvilloi një bisedë me artistë dhe studentë të arteve. Në këtë bisedë, ai ndau me të pranishmit përvojën e jashtëzakonshme të të punuarit me njërin prej artistëve më të rëndësishëm britanik, Henry Moore, dhe foli mbi jeten e Moore.

Një seri workshopesh u orgnizuar rreth ekspozitës:

·         Worshkop arti për femijë dhe të rinj

·         Henry Moore – workshop mbi teknikat e grafikës nën drejtimin e artistes britanike Sarah Gillett me studente të arteve

Këshilli Britanik dhe Henry Moore

Në vitet dyzet, Këshilli nisi të blejë vepra të Moore-it për Koleksionin e vet të përhershëm dhe gjithë veprat u blenë drejtpërsëdrejti nga artisti. Meqenëse këto blerje u bënë përpara se Moore të fitonte famë ndërkombëtare, veç punimeve në bronz, vizatimeve dhe grafikave, Këshilli Britanik arriti të grumbullojë disa skulptura të hershme të rralla. Skulptura e parë që hyri në fondin e Koleksionit ishte “Vajza me duar të bashkuara” e Moore-it, 1930, një skulpturë e punuar në alabastër që Këshilli Britanik e bleu 250 stërlina. Sot, Koleksioni i Këshillit Britanik përmbledh skulptura, punime në bronz (përfshirë veprën monumentale “Gruaja”, 1957), makete të punuara në bronz, vizatime dhe grafika.

Koleksioni i Këshillit Britanik

 

Koleksioni i Këshillit Britanik, i njohur si “Muze pa mure”, është një tërësi unike e mbi 8,500 veprave të artit që ilustrojnë përvojën më të mirë bashkëkohore në të gjitha format – duke filluar nga piktura e skulptura deri tek grafika, fotografia, instalacioni i bazuar në kohë dhe puna me video. I krijuar në vitet tridhjetë, ky Koleksion është një paraqitje e plotë e artit më të mirë të shekullit të 20-të në Mbretërinë e Bashkuar.

Koleksioni përfshin vepra konvencionale të Paul Nash-it, Henry Moore-it, Richard Deacon-it, Damien Hirst-it, Barbara Hepworth-it, të cilët tani janë figura të njohura dhe të admiruara. Veprat e përzgjedhura vazhdojnë të ekspozohen në galeritë e shumë vendeve të botës, të dhëna me huazim ose në kuadrin e ekspozitave që hapen nën kujdesin e kuratorëve vendas dhe britanikë.

Linke të jashtme