Edukimi përmes Novacionit dhe Teknologjisë

Projekti Innovation-Club (I-CLUB) ka për qëllim të mbështesë gjimnazet e përgjithshme dhe ato profesionale me profil IT, të përdorin teknologjinë krijuese, për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe rritur aftësitë krijuese e novatore të nxënësve. 

Ky është një projekt i Këshillit Britanik dhe Fondacioni Vodafone Albania që do të fuqizojë mësuesit dhe nxënesit për ti përgatitur me mendësi e aftësi krijuese, sipërmarrëse e inovuese për të zgjidhur problement e tyre dhe të realitetit brenda dhe jashtë shkollës.   

Për implementimin e këtij projekti është firmosur një Memorandum Mirëkuptimi në datë 25 Gusht 2015 si marrvëshje partneriteti midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Këshillit Britanik dhe Fondacionit Vodafone Albania, në mënyrë që të krijohet një rrjet i qëndrueshëm i klubeve/ rretheve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) duke përdorur inovacionin për zhvillimin e aftësive krijuese e novatore në nivel shkolle në të gjithë Shqipërinë.

Projekti do të realizohet gjithsej në 100 shkolla. Çdo qark do të përfaqësohet nga 7 gjimnaze të përgjithshme dhe një shkollë profesionale teknike. 

Çdo shkollë ose institucion arsimor është i mirëpritur të marr pjesë në implementimin e aktiviteteve të projektit deri në Dhjetor2015 – Janar 2016 duke krijuar klube të inovacionit (I-CLUB) në shkollën dhe duke u angazhuar në projekte të lidhura direkt me shkollën dhe komunitetin ku jetojnë. Çdo klub do të drejtohet nga një mësues dhe do të këtë të paktën 5 nxënës nga viti i parë dhe i dytë i vitit akademik.

Vetëm idetë me inovatore të e përzgjedhura si finaliste nëpërmjet konkurimit brenda rajonit (një për çdo DAR), do të marrin pjesë në Kampin Inovativ 1-javor në Shkurt – Mars 2016. Prezantimet e projekteve finaliste do të shfaqen edhe në mediat lokale e kombëtare. 

Aktivitetet e planifikuar

Aktivitetet e planifikuara për projektin që do të ndërmerren në të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale:

  1. Takimet me 13 DAR-e dhe dërgimi i ftesës për pjesëmarrje në projekt; 
  2. Sesioni i parë trajnues me mësuesit; 
  3. Veprimtari online  në shkollat e rrjeteve për I-CLUBS;
  4. Trajnimi online i mësuesve;
  5. Sesion i dytë trajnues me mësuesit;
  6. Punë online për I-CLUBS për idetë e konkursit kombëtar;
  7. Faza e parë e Konkursit dhe përzgjedhja e 13 ideve më të mira;
  8. Punë online për 13 idetë më të mira I-CLUBS për konkursin kombëtar;
  9. I-CAMP për I-CLUBs dhe Konkursi Kombëtar;
  10. Partneritet me mediat për transmetimin e Konkursit Kombëtar;

Për më  shumë informcion mbi projektin ose nëse dëshironi të jeni pjesë e saj ju lutem na kontaktoni

Linke të jashtme