children

27 Shtator 2018

Viti i dytë i projektit "Shkollat për shekullin 21" filloi me një takim solemn ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e British Council dhe drejtorët e 15 shkollave në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Tiranë.

"Ne jemi shumë krenar me rezultatet e fazës së parë të projektit ‘Shkollat për shekullin 21' i cili ka trajnuar 100 mësues për aftësitë/shkathtësitë bazë. Gjatë kësaj faze të re, ne sigurisht e vlerësojmë vullnetin dhe përpjekjet e mësuesve të lëndëve për të integruar shkathtësitë bazë dhe pajisjen e nxënësve të tyre me njohuri dixhitale dhe të menduarit kritik për çështje të ndryshme. British Council gjithmonë ka qenë një shtyllë në lidhje me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit për një sërë çështjesh arsimore siç është niveli i gjuhës angleze i studentëve shqiptarë, shkollat për shekullin 21, rankimi i universiteteve dhe shumë më shumë ", tha Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla.

9 korrik 2018

Në #WBSummitLondon së voni është paralajmëruar që Britania e Madhe do të investoj 10 milion funte për të ndihmuar zhvillimin e aftësive digjitale për të rinjt e Ballkanit Perëndimor dhe rritjen e kapaciteteve për punësim. Kjo do të na mundësoj që të trajnojmë më shumë shkolla që të përvetësojnë lexueshmërinë digjtale, dhe aftësitë kyçe.