Më 16 janar 2020, në Tiranë u mbajt Sfida e tretë me radhë në kodim përmes pajisjes micro:bit. 20 ekipe nga Shqipëria garuan, ku fitoi ekipi i shkollës ‘’Pashko Vasai’’ nga Shkodra. Vendin e dytë e fitoi shkolla “Edith Durham’’ nga Tirana, ndërsa vendin e tretë ekipi i shkollës ’’Liko Kostandini’’ nga Fieri.

Nxënësit Eva Pjetri dhe Eduart Lufi, realizuan projektin fitues me emër ’’Safely living/Jetesë e sigurtë’’. Synimi i projektit të tyre ishte sensibilizimi i nxënësve dhe komunitetit si të jenë të sigurt në qytetin e tyre përmes parandalimit të rreziqeve në mjediset publike dhe jo publike. Duke fituar këtë Sfidë, atyre iu dha mundësia të marrin pjesë në një garë rajonale që do të zhvillohet në kuadër e Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor, në prill të vitit 2020 në Tiranë.

Në këtë ngjarje ishin prezent zv. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nina Guga, Zv. Ambasadori i Britanisë në Shqiperi Jason Ivory, si dhe përfaqësues të Drejtorive Rajonale Arsimore.