Forumi Botëror i Arsimit mbahet nga data 19 deri më 22 Janar në Londër ku 1200 delegatë nga 112 vende po diskutojnë ndryshimet dhe reformat në arsim. Këshilli Britanik ka pasur kënaqësinë që të shoqërojë përfaqësuesit e ministrive të arsimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë ditës së parë të Forumit, PISA pati një diskutim me ndikim, ku ata prezantuan rezultatet e studimit të tyre. Disa nga konkluzionet kanë të bëjnë me mënyrën sesi është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të menduarit kritik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë që ata të jenë plotësisht funksional në shoqërinë e së nesërmes. Cituar: “Në të kaluarën fëmijët kishin një libër për një lëndë që do të thotë vetëm një burim informacioni; ditët e sotme ka shumë burime informacioni që mund të përdoren nga fëmijët. Detyra e mësuesve është t'i mësojë ata se si ta analizojnë në mënyrë kritike informacionin në dispozicion dhe të shohin shumë perspektiva në të njëjtën kohë." Studimi në fjalë tregoi se mësuesve u mungon entuziazmi dhe motivimi, gjëra për të cilat duhet të angazhohen sistemet arsimore. Gjithashtu, prindërit dhe sektori i korporatave dëshirojnë që të përfshihen më shumë në këtë proces.
Përveç ngjarjes, ministrat e Ballkanit Perëndimor patën takim me ministrin britanik për Evropën, Christopher Pincher, për të shënuar suksesin e programit “Shkollat e Shekullit 21” dhe për të diskutuar rëndësinë e aftësive dixhitale dhe arsimit në shekullin 21.
Gjatë takimit, ministri Pincher nënvizoi përkushtimin e MB për përmirësimin e aftësive dixhitale dhe arsimit në Ballkanin Perëndimor për të siguruar që fëmijët të janë të përgatitur për sfidat dixhitale në gjeneratat e ardhshme, derisa rajoni vazhdon të stabilizohet.