SHËRBIME LOGJISTIKE TË TRAJNIMIT PËR PROGRAMIN SHKOLLAT E SHEKULLIT 21 NË SHQIPËRI

Jemi në kërkim të një Agjencie të specializuar në ofrimin e shërbimeve logjistike të trajnimit, për të organizuar dhe zbatuar mbulimin e plotë logjistik të trajnimit të drejtoreve të shkollave dhe mësuesve për projektin" Shkollat e shekullit 21 "në Shqipëri. Programi do të ketë 5 cikle trajnimi gjatë periudhës 36 mujore të zbatimit; megjithatë ky tender mbulon shërbimet e nevojshme për të mbështetur katër ciklet e ardhshme të trajnimit (cikli i parë i trajnimit është përfunduar kohët e fundit) në një numër të caktuar të shkollave në Shqipëri, në periudhën shtator 2019 - gusht 2021. 

Qëllimi i këtij tenderi është që të sigurojë ndihmë dhe sherbime logjistike për Këshillin Britanik në kryerjen e aktiviteteve të mëposhtme: 

A. Organizimi dhe zbatimi i kurseve të trajnimit për drejtoret e shkollave; 

B. Organizimi dhe zbatimi i kurseve të trajnimit për mësuesit. 

Të gjitha agjencitë e interesuara dhe të përshtatshme për kete tender mund të aksesojne dokumentacionin e tenderit dhe t'i përgjigjen tenderit nëpërmjet portalit In-tend te Këshillit Britanik

Guiden me udhëzimet perkatese për furnizuesit se si të regjistrohen dhe navigojne përmes portalit In-tend mund ta gjeni këtu.