‘Shkollat e shekullit 21’ i mbështet shkollat fillore në një sërë mënyrash duke ofruar ndihmë tek drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe vetë nxënësit.

Trajnimi dhe mbështetja për drejtuesit e shkollave

Ky element i programit i ofron trajnim dhe mbështetje drejtuesve të shkollave të zhvillojnë aftësitë menaxheriale për të drejtuar më mirë shkollat dhe të mësojnë se si të përfshijnë aftësitë digjitale në kurrikulat bazë. Drejtuesit e shkollave do të kenë mundësi të punojnë me kolegë të tjerë dhe të shkëmbejnë informacion se si duhen trajtuar çështjet në një mjedis teknik, ekonomik dhe social që ndryshon me shpejtësi.

Trajnimi dhe mbështetja për mësuesit

Ne kemi hartuar dy kurse për mësuesit nga shkollat pjesëmarrëse. 

 Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve 

Mësuesit do të mësojnë se si ata mund të përmirësojnë mendimin kritik dhe të mësuarin autodidakt të nxënësve që të prodhojnë ide të reja dhe inovatore.Kjo është arsyeja pse ne kemi përgatitur një program mësimor të cilësisë së lartë për mësuesit, që mbulon mënyrën e modelimit të mendimit kritik, se si të bëhen pyetje të hapura dhe se si të jepen instruksione që ia mundësojnë nxënësve të zgjidhin problemet.

Aftësitë digjitale

Mësuesit do t’i kuptojnë konceptet bazë dhe praktikat e njohurive dixhitale dhe si t’i bashkojnë ato në planprogram.Mësuesit do të mësojnë se si t’i ndihmojnë nxënësit që t’i kuptojnë paisjet dixhitale dhe si ato mund të përdoren në mënyrë domethënëse për mësim-nxënien efektive. Ky kurs do të jetë në dispozicion për të gjithë mësuesit, por një vëmendje dhe mbështetje e veçantë do t’i jepet edhe mësuesve të TIK-ut për t’i pajisur ata me aftësi dhe njohuri për të mbështetur zhvillimin e gjithëanshëm të shkollës.

Burimet për zhvillimin e Aftësive Digjitale të nxënësve

Gjatë programit, shkollat pjesëmarrëse do të mund të:

Micro:bits

Micro:bit është një kompjuter i madhësisë së xhepit i cili mund të kodohet me lëvizje e xheste, e ndertuar si busull e integruar dhe me teknologji Bluetooth, do t’i jepet falas çdo shkolle që do të marr pjesë në këtë program. Kompjuterët janë të programuar enkas për t’i pajisur nxënësit me aftësi të nivelit hyrës dhe vetëbesim për njohuri kompjuterike dhe kodim. Çdo shkollë do të marrë një numër pajisjesh Micro:bit, të mjaftueshëm për t’u përdorur nga nxënësit në laboratorët e mësimit të TIK-ut. Këto pajisje gjithashtu mund të përdoren në mënyrë efektive në lëndët e tjera shkollore për të mbështetur nxënien e shkencave, por edhe të arteve si dhe të shkencave humanitare. Kompjuterët do të sigurohen nga British Council në partneritet me Micro:bit Education Foundation.

Klubet e kodimit

Si pjesë e programit, shkollat pjesëmarrëse do të marrin informacion dhe mbështetje mbi atë se si të krijojnë Klubet e Kodimit, duke u bashkuar në sfidat ndërkombëtare dhe programe të tjera me organizata e kompani.

Burime të tjera

Në të ardhmen, ne do të ftojmë shkollat pjesëmarrëse për të provuar produkte dhe shërbime të tjera nga British Council dhe partnerë të tjerë që i bashkohen programit në të ardhmen. Kjo përfshin aplikacione, faqe interneti apo iniciativa të reja.

Rrjetëzimi

Ndërmjet këtij programi, shkollat do të kenë mundësinë për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat pozitive me kolegët e tyre të “Rrjetit të Shkollave të Shekullit 21”. Kjo do të përfshijë bashkëpunimin me shkollat ​​nga i njëjti vend dhe vende të tjera nga Ballkani Perëndimor. Shkollat pjesëmarrëse do të kontribojnë tek 'Teknologjitë e Reja në Edukim', një event që do të organizojmë në Beograd. Shembujt e rrjetëzimit përfshijnë klubet jashtëshkollore të kodimit dhe mundësinë për të kontribuar në diskutimet e politikave në nivel kombëtar dhe rajonal në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Çmimet për shkollat

Nëpërmjet vetëvlerësimit dhe validimit nga British Council, shkollat që demonstrojnë zbatim efektiv të programit do të kualifikohen për çmimin e British Council “Shkollat e Shekullit 21”. Çmimet do të shpallen në eventin 'Teknologjitë e Reja në Edukim' në Qershor 2018.