Të gjitha shkollat fillore nga Shqipëria mundën të aplikonin për t’iu bashkuar programit, duke përfshirë shkollat ​​private dhe ato të financuara nga shteti. 

Pasi të keni plotësuar formularët e aplikimit, një panel përfaqësuesish nga British Council dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë do t'i vlerësojnë dhe do të zgjedhin 10 shkolla pjesëmarrëse. 

Kriteret e zgjedhjes së shkollës:

  • kapaciteti teknik dhe njerëzor për të prezantuar dhe përmirësuar aftësitë bazë të studentëve në procesin e mësimit
  • praktikat ekzistuese të shkollave dhe aftësitë koduese të informatikës në procesin me mësimit
  • zhvillimi i vazhdueshëm profesional ndaj mësuesve në aftësitë bazë
  • madhësia e shkollës –  në kontekstin e aftësisë së shkollës në zhvillimin e programit të shkollës, por edhe në lidhje me shkollat e tjera, nëpërmjet mësimdhënies midis kolegëve.

Menjëherë pasi përzgjedhja të jetë bërë, drejtuesit e shkollave dhe mësuesit të dhjetë shkollave të zgjedhura, do të marrin për 2 muaj trajnim për dy aftësi bazë (të menduarin kritik e zgjidhjen e problemve dhe aftësitë digjitale) në procesin e mësimdhënies. Gjithashtu, 30 nga shkollat do të përfitojnë 30 pajisje Micro:bit dhe trajnim se si t'i përdorin në mësimdhënie.

Së fundmi, procesi i përshkruar më sipër do të fillojë implementimin e kodimit të ccdo shkollë pjesëmarrëse, akses ndaj palëve partnere, rrjetëzimin e shkollave në vend dhe rajon, mundësinë për shkollat të kontribuojnë në programin 'Teknologjitë e Reja në Edukim' që do të ndodhi në 7 deri në 9 Qershor 2018, por edhe do të konkurojnë për cmimin 'Shkollat e shekullit 21', duke treguar në mënyrë efektive implementimin e programit.