Micro:bit-i është kompjuter në format xhepi që kodohet, i krijuar në MB për të ndihmuar fëmijët e shkollave fillore të mësojnë kodimin, mendimin kritik dhe zgjidhjen problemore. 

Ky kompjuter i vogël por i fuqishëm, përmban  procesor, sensorë akselerometri dhe magnetometri, kompas, Bluetooth dhe lidhje me USB, një ekran me 25 LED, dy butona që programohen dhe mund të furnizohet me rrymë përmes USB-së ose baterisë së jashtme. Ka dy butona që programohen e që mund të përdoren për të kontrolluar lojërat ose ndaluar apo kapërcyer këngët në një listë këngësh.

BBC-ja dhe 25 partnerë të tjerë, përfshirë British Council, e kanë dizajnuar këtë pajisje për t’ju ofruar fëmijëve një njohje tërheqëse dhe interaktive me kodimin dhe për t’ia dhënë kontrollin e teknologjisë një gjenerate të re qënë 2016. Sot, micro:bit-i përdoret gjerësisht në shkolla në mbarë botën, nga MB-ja, Finlanda dhe Islanda te Singapori e Sri Lanka, dhe tani edhe në Ballkanin Perëndimor.

Përmes pajisjes micro:bit, nxënësit mund të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e përditshme dhe i shohin rezultatet e punës së tyre, e kjo të jep sensin e arritjes dhe është shpërblyese për ta. Po ashtu i motivon për angazhim të mëtejshëm në mësime dhe hulumtime, gjë që nxit interesimin për inovacion dhe sipërmarrjetek të rinjtë. Problemet që nxënësit duan tëzgjidhin me anë të micro:bit-it mund të jenë të shumëllojshme, që nga krijimi i detektorëve të thjeshtë të tymit te zgjidhja e problemeve që i rrethojnë me të vërtetë komplekse, si reduktimi i emetimit të dioksidit të karbonit.