Sfida e Kodimit 2020
Sfida synon të përfshijë fëmijët në të gjithë vendin dhe të frymëzojë të rinjtë për të zgjidhur probleme të jetës reale në shkollat dhe komunitetet e tyre duke përdorur llogaritje fizike. Sfida do të përdorë pajisjen mikro:bit BBC për të mundësuar fëmijët që të krijojnë projekte të cilat i përgjigjen Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (QZhQ) dhe të eksplorojnë zgjidhje për çështjet me të cilat përballen në jetën e përditshme.
Sfida e Kodimit 2020 është e hapur për të gjithë studentët e moshës 10-15 vjeçare nga shkollat që kanë marrë pjesë në ciklin e parë të programit ‘Shkollave të Shekullit 21’. Lista e shkollave që kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs gjendet në Shtojcën 1 në sektorin e shkarkimit në fund të kësaj faqe. Ky konkurs do të ketë dy raunde (online dhe ballë për ballë) për të përcaktuar se kush janë fituesit e konkursit kombëtar të kodimit, të cilët do të kenë mundësinë për të marrë pjesë në konkursin Rajonal të kodimit. Sfida e Kodimit organizohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit.
Sfida e Kodimit organizohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit.