'Shkollat e Shekullit 21' u ofron përkrahje shkollave fillore pjesëmarrëse në disa mënyra, duke u përgjigjur nevojave të drejtorëve të shkollave, mësuesve dhe vetë nxënësve.
- Faqja Kyesore
- Puna jonë në art, arsim dhe shoqëri
- Projektet në Arsim dhe Shoqëri
- Shkollat e Shekullit 21: përmirësimi i praktikës në klasë
- Pse programi 'Shkollat e Shekullit 21'?
Si i mbështet shkollat programi?

Trajnimi dhe mbështetja për drejtorët e shkollave
Ky element i programit u ofron drejtorëve të shkollave trajnime dhe përkrahje që të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre të menaxhimit dhe udhëheqjes, në mënyrë që të menaxhojnë në mënyrë efektive shkollat dhe të mësojnë si të integrojnë dhe përfshijnë aftësitë dixhitale dhe ato kryesore në kurrikulën kombëtare ekzistuese. Drejtorët e shkollave kanë rastin të punojnë me kolegë të tjerë dhe të shkëmbejnë informacione për mënyrat e adresimit të problemeve në një mjedis teknik, ekonomik dhe social gjithmonë në ndryshim.
Trajnimi dhe përkrahja për mësuesit
Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve
I zhvilluar për mësuesit, që ata të mësojnë si të zhvillojnë te nxënësit mënyrën e pavarur të të menduarit dhe mësimit që rezulton në ide të reja dhe inovative. Kemi përgatitur një program cilësor për mësuesit, i cili mbulon tema për mënyrën e modelimit të mendimit kritik, përdorimit të pyetjeve të hapura dhe ofrimit të informacioneve kthyese që u mundëson nxënësve të zgjidhin probleme të pazakonshme.
Burimet për zhvillimin e aftësive dixhitale tek nxënësit
Përmes programit, shkollat pjesëmarrëse fitojnë qasje në:
Pajisjen e mikrobitit
Mikrobiti është kompjuter i kodueshëm i përmasave të xhepit, që përmban detektor lëvizjeje, kompas dhe teknologji bluetooth, i ofruar falas për të gjitha shkollat fillore të përfshira në këtë program. Kompjuterët janë të dizajnuar enkas për t’ju dhënë nxënësve aftësitë fillestare dhe vetëbesim në lidhje me njohuritë kompjuterike dhe kodimit. Përmes programit 'Shkollat e Shekullit 21', secila shkollë pjesëmarrëse përfiton një numër të pajisjeve mikrobit për përdorim nga nxënësit në lëndën e TIK-ut. Pajisjet mund të përdoren me efikasitet edhe për lëndë të tjera shkollore si mbështetje për mësimin e nxënësve.
Burimet për Klubet e Kodimit
Si pjesë e programit, shkollat pjesëmarrëse përfitojnë burime për krijimin dhe fillimin me Klubet e Kodimit, marrin pjesë në sfida ndërkombëtare të kodimit dhe aktivitete të tjera që ne zbatojmë në partneritet me organizata dhe kompani të tjera.
Burimet nga palë të treta
Në të ardhmen, do të ftojmë shkollat pjesëmarrëse të provojnë dhe testojnë produktet dhe shërbimet e reja nga Këshilli Britanik dhe partnerët e tjerë që i bashkohen këtij programi në të ardhmen. Kjo mund të përfshijë aplikacione, faqe web dhe nisma të tjera.
Shpërblimet për shkollat
Shkollat do të ftohen në gara kombëtare dhe rajonale të kodimit, ku fëmijët mund të shpalosin projektet e tyre dhe të fitojnë shpërblime me vlerë.