NTE 2018

Konferenca dhe panairi i "New Technologies in Education" organizohet për të pestin vit me radhë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në këtë pjesë të botës nëpërmjet përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Ngjarja do të mbahet në Belexpocentar dhe ambientet e hotelit Holiday Inn në Beograd, Serbi, nga data 8 deri më 9 qershor 2018. Këtë vit partneri ynë platinë është Microsoft.

Çdo vit, më shumë se 7000 anëtarë të stafit të institucioneve parashkollore, shkolla, universitete dhe organizata të tjera të përfshira në arsim, vizitojnë këtë ngjarje. Çdo vit, ngjarja "Teknologjitë e Reja në Arsim"  është një mundësi për të takuar edukatorë të pasionuar, inovatorë, entuziastë dhe partnerë të tjerë, jo vetëm nga rajoni por edhe nga e gjithë bota.

Pjesëmarrja është pa pagesë dhe prezantimet do të mbahen në gjuhën angleze dhe lokale. Programi i konferencës do të mbahet në disa salla gjatë dy ditëve të ngjarjes dhe paralelisht me këtë  program cilësor të konferencës  do te mbahet edhe programi i llojlloshëm i panairit i cili do të përfshijë një numër të madh të ekspozuesve nga ky rajon dhe më gjerë. Folëset nga Shqipëria do të jenë Ogerta Stroka dhe Etleva Koni. 

 

 

TEMAT TË CILAT DO TË TRAJTOHEN NË KONFERENCË JANË:

  • Puna në projekte dhe kreativitet në klasë
  • Aftësi kyçe dhe zhvillim mendor
  • Zhvillimi i përmbajtjes digjitale për mësim dhe përdorimin e TIK në lëndë të tjera
  • Mendim dhe kodim algoritmik
  • Arsim gjithëpërfshirës dhe teknologji ndihmëse
  • Menaxhimi i shkollës nëpërmjet procesit të digjitalizimit
  • Arsimi profesional dhe industritë dixhitale.