Komuniteti i Mësuesve në Future English Online është platforma jonë më e re, e drejtuar nga mësuesit e gjuhës angleze, për kolegët e tyre. Platforma ofron një forum ku mësuesit mund të përfshihen në ide të reja dhe diskutime përkatëse, të ndajnë njohuri dhe përvoja, të reflektojnë në praktikën e tyre dhe të marrin pjesë në kërkime shkencore.

Platforma ofron një regjistrim të hapur që do të thotë që çdo mësues mund të regjistrohet dhe të krijojë një llogari dhe të angazhohet në aktivitetet e grupeve të vendit të tyre, ose/dhe në ato të platformës më të gjerë.

Pas regjistrimit në platformë, mësuesit mund të përfshihen në aktivitetet e mëposhtme:

  • diskutime të moderuara në forum (temat për diskutime në forum janë zgjedhur për të përmbushur nevojat e mësuesve dhe janë pjesë e një programi të caktuar të temave dhe çështjeve kryesore)
  • uebinare të ofruara nga ekspertë të ELT (trajnerë të Këshillit Britanik, folës të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, folës të ftuar të vendit etj.)
  • seanca dhe diskutime të drejtpërdrejta
  • zhvillimi i e-portofoleve personale
  • studime praktike, duke ndjekur një kurs interaktiv gjatë kryerjes së një kërkimi shkencor mbi praktikën e tyre (momentalisht në proces zhvillimi, i planifikuar për në fillim të vitit 2021).

Mësuesit mund të bashkëveprojnë me nivele të ndryshme:

  • Grupet e vogla lokale të mësuesve që takohen rregullisht ballë për ballë por që përdorin platformën për të qëndruar në kontakt, ose që janë në komunitete rurale, të largëta ose të izoluara dhe që e kanë të vështirë të takohen ballë për ballë dhe të përdorin platformën për të zhvilluar një program grupi virtual.
  • Të lidhen me grupe të tjera dhe mësues të tjerë brenda një grupi më të madh ‘brenda shtetit’ përmes diskutimeve në forume dhe uebinarëve specifike për nevojat e mësuesve.
  • Të ndërveprojnë në një platformë më të gjerë me mësues nga vendet e tjera përmes uebinareve të rregullta dy-javore dhe Grupeve të Veçanta të Interesit, të cilave mësuesit u bashkohen bazuar në fushat e tyre të interesit, përvojën dhe kontekstin specifik të klasës.