Mirëserdhët në edicionin e ri të Vocational Education Exchange. Tema jonë e re ka të bëjë me mësimin praktik. Kemi disa raste të studimit dhe artikuj që kanë të bëjnë me zhvillimin e praktikës në punë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Kemi parë se si disa skema pak më të ndryshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar arrijnë rezultate të ngjashme, duke iu ofruar punëdhënësve personel të shkathët që iu nevojitet për të qenë efektiv. Ka artikuj mbi mënyrën se si puna me një organizatë sportive profesionale ka rezultuar në atë që studentët të bashkohen si punonjës, si një nxënëse në industrinë e ndërtimit ka fituar çmim dhe se si një kolegj në veri të Anglisë është përshtatur për të plotësuar nevojat e punëdhënësve. Gjithashtu kemi një artikull për përmirësimin e zhvillimit të punës praktike në Evropë.

Shpresojmë se kjo do t'ju ofrojë disa ide dhe pika diskutimi. Si gjithmonë, ju lutem na tregoni se çka mendoni.