Andy Slater nga Lifestyles Faculty të Activate Learning përshkruan partneritet midis studentëve të kolegjit dhe një klubit profesional sportiv që funksionon mirë për të gjithë.

Lifestyles Faculty është pjesë e “Activate Learning”, grup vizionar i edukimit me ndikim global. Grupi përbëhet nga arsimi i lartë, shkollat, programet e punës praktike dhe ato që ofrojnë trajnime të biznesit.

Lifestyles përbëhet nga disa elemente profesionale të përbërë nga sporti, floktaria, bukuria, media, grimi, hoteleria & ushqimi. Misioni jonë është të sigurojmë talent të gatshëm për punë dhe të transformojmë jetët përmes filozofisë sonë të të mësuarit.  

Marrëdhëniet me punëdhënësit janë çelësi i suksesit tonë. Përmes partneriteteve, përvojës së punës, mësimit praktik dhe mundësive për trajnim, bizneset kanë përfituar shumë nga bashkëpunimi me Lifestyles.

Puna me klubin e basketbollit Reading Rockets 

Activate Learning Lifestyles Faculty është bashkuar me një nga klubet kryesore të baketbollit profesional në Mbretërinë e Bashkuar - Reading Rockets - për t'u dhënë të rinjve mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre të trajnimit dhe për t'u bërë gjenerata e ardhshme e trajnerëve sportivë.

Marrëdhënia ka qenë e dobishme për të dyja palët, ku studentët e Aktivate Learning kanë përfituar kontribut të kualitetit të lartë nga disa trajnerë të nivelit kombëtar dhe fasilitatorëve të komunitetit, dhe Reading Rockets kanë fituar qasje në trajnerët e rinj të së ardhmes. Së bashku ata po krijojnë një linjë punësimi për klubet e basketbollit në Mbretërinë e Bashkuar dhe programin e trajnimit të komunitetit.

Studentët e trajnimeve sportive marrin informacion të drejtpërdrejtë nga profesionistët e klubit, gjë që rrit kontributin e ofruar nga Activate Learning Faculty. Në partneritet, organizatat realizojnë dhe vlerësojnë kualifikimin, duke siguruar kombinim të suksesshëm të kritereve akademike dhe njohurive të botës reale.

Krahas kontributit të drejtpërdrejtë, studentët vendosen në Programin e Klubit në Komunitet, ku mësojnë se si të mbështesin stafin e trajnimit me përvojë në realizimin e programeve të trajnimeve të basketbollit për grupet lokale të komunitetit.

Përfundimisht, studentët fitojnë kualifikim të Nivelit të parë të Trajnimit të Basketbollit të Autoritetit Kombëtar Qeverisës (NGB).

Përfitimet për studentët dhe ekipin sportiv

Steph Johnson, Shefi i Programeve në Komunitet të Reading Rockets, tha: “Partneriteti ynë me studentët e sporteve në Reading College ka qenë pozitiv për të dy organizatat. Ka ofruar mundësi për klubin që të punojë ngushtë me nxënësit në klasë dhe t'u japë atyre qasje në sportistët e nivelit të lartë për t’i ndihmuar ata në detyrat e tyre. Na ka mundësuar gjithashtu që të plotësojmë hendekun midis klasës dhe botës së punës dhe t'i bëjmë studentët të vetëdijshëm për atë se si duket industria "e vërtetë" në sport dhe cilat janë kërkesat që ka. Të jesh në gjendje të bartësh njohurinë që kemi nëpërmjet punës sonë në mjedise të ndryshme, ka ndihmuar që të sjeliim si shembuj të vendit të punës në klasë ashtu edhe mundësi për t'u angazhuar në këto vende pune.''

Studentët po demonstrojnë standarde dhe atribute të shkëlqyera profesionale duke përmirësuar aftësitë e tyre të komunikimit dhe aftësitë e buta, të cilat janë thelbësore për tu punësuar. 

Suksesi i partneritetit është i qartë, me gjashtë ish-studentë që kanë përparuar drejt punësimit në Klubin e Basketbollit Reading Rockets si pjesë e trajnimit të tyre në ekipin në komunitet.

Përfitimet si për studentët ashtu edhe për Reading Rockets janë të qarta për t'u parë dhe me shpresë që ky përparim i punësimit për studentët do të vazhdojë për kohë të gjatë në të ardhmen.

Linke të jashtme