Ne kemi kënaqësinë t'ju paraqesim setin e mjeteve falas që ndihmojnë shkollat dhe kolegjet për të zhvilluar planifikimin e karrierës për nxënësit e tyre dhe aftësive për punësim si dhe për t'i përgatitur ata për një karrierë të suksesshme.

Këto mjete praktike janë zhvilluar nga World Skills UK dhe Kompania e Karrierave dhe Sipërmarrjes, ku përfshihen një përzgjedhje prej 10 planesh mësimore të hartuara për të ndihmuar nxënësit që të:  

  • njohin dhe kuptojnë kërkesat e planifikimit të karrierës dhe aftësinë e punësimit
  • identifikojnë dhe zhvillojnë afësitë e nevojshmë për botën e punës
  • hartojnë qëllime sfiduese për të bërë progres dhe për arritje.

Bazuar në suksesin e serive të Konkursit World Skills UK, të cilat ndihmojnë zhvillimin e aftësive të individëve të talentuar në fushën e tyre teknike, seti i mjeteve përfshin mesazhe frymëzuese nga të rinjtë pjesëmarrës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe kanë vazhduar duke u bërë pjesë e rrjetit në rritje të Kampionëve të Aftësive. 

Shkollat dhe kolegjet mund të regjistrohen për të pasur akses tek ky set mjetesh WorldSkills UK.

Linke të jashtme