Është e pranuar gjerësisht se arsim formimi profesional dhe teknik (AFPT) dhe praktikat profesionale nuk kanë gjithnjë të njëjtin imazh pozitiv në publik sikurse arsimi universitar. Në shume vende europiane, kjo e metë në reputacion po ndihmon në zgjerimin e mungesës së aftësive në shumë sektorë duke kontribuar në mungesën e të diplomuarve të aftë të marrin përsipër role të rëndësishme. Fondacioni Edge i Mbretërisë së Bashkuar synon që të ndryshojë këtë prirje duke punuar për ndryshimin e perceptimeve, veçanërisht tek prindërit dhe nxënësit për vlerën që ka AFPT-ja dhe praktikat profesionale. Këtu, Fondacioni Edge diskuton për mënyrat më të suksesshme për të promvuar AFPT-në si një rrugë efikase drejt punësimit.  

Vlera e praktikave profesionale dhe AFPT-së nuk duhet anashkaluar. Në Britani, praktikat profesionale kanë një histori të pasur, duke ofruar një mënyrë të sigurtë për jetesën që nga koha e shoqërive artizanale mesjetare dhe arsimi profesional është në thelb të arritjeve të shumë prej zbuluesve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve tanë më të njohur.

Megjithatë, qëndron akoma fakti se AFPT-ja dhe praktikat profesionale nuk vlereësohen akoma nga prindërit dhe nxënësit si një rrugë e rëndësishme drejt punësimit, veçanërisht kur krahasohet më arsimin akademik të përftuar nëpërmjet universitetit. Në Fondacionin Edge, një shoqatë arsimore e pavarur, e cila kryen studime dhe kërkime dhe ndërmerr fushata për të ndikuar në politikat arsimore, ne besojmë se duhet ndryshuar diçka nëse do të formojmë një brez të ri profesionistësh për të mbushur hendekun në rritje të aftësive dhe për t'u përballur me sfidat e revolucionit digjital. 

Gjatë pesë viteve të fundit kemi punuar për të transformuar perceptimet publike për praktikat profesionale si një mënyrë për të mbështetur qëllimet e Mbretërisë së Bashkuar për të arritur 3 milion regjistrime deri në 2020. Ndërsa kemi parë një ndryshim të madh në perceptimet për praktikat profesionale ka akoma rrugë për të bërë. Këtu paraqesim disa nga fushat kyçe që kanë ndihmuar në promovimin e praktikave profesionale si një program sinjalizues për ndërgjegjësimin ndaj mundësive të mëdha që ofron AFPT-ja.

Ndërkohë që kjo qasje është e bazuar në kërkime të kryera në Angli, ku përfshihej bisedat me prindërit se çfarë do të ndryshonte mendimin e tyre për praktikat profesionale, sfidat me të cilat përballet AFPT-ja janë një problem për tërë Europën, dhe ne besojmë se nismat të cilat i paraqesim këtu mund të riprodhohen me sukses edhe në rajone të tjera. 

Ndërgjegjësimi

Një fushë e rëndësishme e cila u identifikua nga hulumtimi ishte nevoja për rritjen e dukshmërisë së shtrirjes së praktikave profesionale në dispozicion - pra jo vetëm në zanatet tradicionale por edhe në fusha të tilla si zhvillimi i programeve kompjuterike, shërbime ligjore dhe financiare. 

Një nga mënyrat më efikase për ndërgjegjësimin rreth praktikave profesionale në Angli ishte nëpëmjet Javës Kombëtare të Praktiktave Profesionale, e cila u jepte mundësinë të gjitha grupeve të interesit, përfshirë qeverinë, ofruesit e trajnimeve dhe vetë praktikantëve që të ndanin përvojat e tyre me publikun e gjerë. Me tema të ndryshme vjetore, nisma inkurajonte grupet e interesuara që të ndërmerrnin një sërë veprimtarish ndërgjegjësuese, nga ngjarjet kombëtare dhe ditët e hapura lokale deri me postime në media dhe konkurse - sa më me imagjinatë dhe sa më të pazakontë të ishin format e komunikimit aq më të të mira ishin ato. Java Kombëtare e Praktikave Profesionale për vitin 2018 tashmë është planifikuar dhe do të jetë më e madhe se asnjëherë tjetër. 

Një aspekt tjetër i punës për ndërgjegjësimin për vlerën e praktikave profesionale ka qenë një paraqitje e shembujve të praktikave në firmat më të njohura, me qëllim që njerëzit të bënin lidhjen me firmat më të mira. Një aktivitet kyç ishte një fushatë reklamimi kombëtare që tregonte historitë e të rinjve që kishin pasur sukses në karrierën e tyre falë praktikave të tyre profesionale të niveleve të larta. Fushata përdori televizionin dhe afishet reklamuese duke synuar prindërit dhe reklamat në mediat sociale synonin praktikantët e ardhshëm.

Festimi i suksesit

Ky kërkim gjithashtu theksoi nevojën për të ndarë dhe festuar historitë e suksesit të praktikave profesionale për të ndihmuar prindërit dhe nxënësit që të vlerësojnë mundësitë e vërteta që mund të ofrojë praktika profesionale. 

Ngritja e një sistemi çmimesh mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të festuar sukseset e AFPT-së dhe viti 2018 shënon 15-vjetorin e Çmimeve Kombëtare të Praktikës Profesionale në Angli. Kjo ngjarje përfshin kategoritë që përqendrohen në arritjet si të praktikantëve ashtu edhe të punëdhënësve, me kategorinë e punëdhësve të ndarë sipas madhësisë së biznesit për të siguruar një përfaqësim të drejtë. Për më tepër, ka edhe konkurse vendore, rajonale dhe kombëtare për të siguruar reklamimin në maksimum në të gjitha nivelet. 

Ngritja e rrjeteve

Ndoshta avokatët më të fuqishëm të praktikave profesionale janë vetë praktikantët dhe bizneset, për këtë arsye ambasadorët duhet të jenë një element i rëndësishëm i çdo strategjie komunikimi për të promovuar praktikat profesionale. Rrjeti i Ambasadorëve të Praktikës Profesionale është një forum mjaft i mirë për të ngritur rrjetet e punëdhënësve dhe për të rritur komunikimin ndërmjet ofruesve aktual të praktikës profesionale dhe ofruesve të ardhshëm. Ky rrjet ndihmon vazhdimisht për rritjen e mundësive për praktikantët duke i ftuar dhe punëdhënësit që të marrin përsipër ofrimin e praktikës profesionale. 

Praktikantët e mëparshëm janë gjithashtu avokatë të fuqishëm, duke i ndihmuar të rinjtë që të marrin parasysh rrugë të ndryshme për të arritur suksesin. Programi ynë Në Hapat e Karrierës mbështet shkollat që të organizojnë veprimtari për karrierën, ku vullnetarë që kanë ndjekur rrugën e arsimi profesional apo teknik ndajnë përvojat e tyre për rolet e tyre dhe rrugët e të mësuarit. Ky program zhvillohet is pjesë e nismës Frymëzimi i të Ardhmes e nisur nga organizata e Arsimit dhe Punëdhënësve.

Linke të jashtme