Ndoshta një nga pengesat më të mëdha për të rinjtë që të arrijnë potencialin e tyre është mos njohja e gamës së plotë të punëve që ekzistojnë apo e të kuptuarit të rrugëve të ndryshme për punësim në dispozicion. Kjo është veçanërisht për ata nxënës për të cilët rrugët tradicionale akademike ose nuk u duken me interes ose janë të paarritshme.

Organizata e Mbretërisë së Bashkuar e Arsimit dhe Punëdhënësve po punon për të këtë çështje nëpërmjet një programi të ri që lidh vullnetarët nga bota e punës me nxënësit e shkollave dhe kolegjeve. Këtu, organizata e Arsimit dhe Punëdhënësve flet se si këto përvoja frymëzuese po i ndërgjegjësojnë më shumë të rinjtë për rrugët e ndryshme të karrierës dhe po ndihmon për heqjen e stigmës që shoqëron arsim formimin profesional dhe teknik (AFPT).

Praful ka një karrierë të suksesshme në menaxhimin e investimeve në firmën konsulente botërore Mercer. Por ndryshe nga shumë të tjerë në pozicionin e tij, ai ka ndjekur një rrugë jo tradicionale për punësim, duke ndjekur arsimin profesional pasi përfundoi shkollën e mesme. "Duke pasur rezultate të dobëta në GCSE dhe gjatë vitit tim të parë në A-levels, e kuptova se nëse do të isha i suksesshëm duhet të ndiqja një qasje tjetër", thotë ai. "Pavarësisht stigmës që shoqëron kurset profesionale, unë e mendova kursin e Avancuar të Kualifikimeve Profesionale të Përgjithshme Kombëtare (GNVQ) Niveli III në Biznes dhe Financë si më të mirin për mua. Më bëri të kuptoja se nëse aplikoja vetë atëherë mund të arrija çdo gjë."

Tani Praful është duke përdorur përvojën e tij për të ofruar këshillim karriere për nxënësit nëpërmjet programit Frymëzo të Ardhmen, i cili rekruton vullnetarë nga një gamë e gjerë industrish për të vizituar shkolla dhe kolegje për të ndihmuar të rinjtë që të kuptojnë më shumë rreth botës së punës dhe rrugëve të ndryshme të karrierës që të çojnë atje. 

"Duke sjellë ndër mend vitet kur isha në të njejtën moshë, me kujtohet se nuk isha i ndërgjegjshëm dhe nuk isha i motivuar, kur mendoja për zgjedhjet e karrierës. Ishte një kohë e vështirë," thotë Praful. "Jam i bekuar që dola jashtë nga ana tjetër i padëmtuar, dhe kështu dua që të jap kontributin ku mundem duke ofruar këshilla dhe orientim në këtë moment kritik në jetën e një fëmije."

Frymëzo të Ardhmen erdhi pasi ne hulumtuam për pengesat me të cilat përballen të rinjtë kur bëjnë zgjedhjet e karrierës. Një nga gjetjet kryesore në këtë kërkim ishte se sa më shumë mundësi të kishin të rinjtë për të takuar punëdhënësit ndërsa ishin në shkollë, aq më shumë përfitojnë ata dhe më të pakta ishin mundësitë që ata mund të dilnin jashtë sistemit arsimor ose atij të punësimit kur ishin të rritur. 

Duke forcuar angazhimin e punëdhënësve dhe duke u dhënë të rinjve akses të drejtpërdrejt ndaj vullnetarëve frymëzues, ne ndihmojmë të rinjtë që të hapin sytë e nxënësve për gamën e gjerë të mundësive të punësimit dhe arsimit që janë në dispozicion të tyre. Një nga projektet tona, Në Hapat e Karrierës, të cilin ne e ofrojmë në partneritet me organizatën e pavarur Fondacionin Edge, përqendrohet veçanërisht për të lidhur shkollat me vullnetarët të cilët kanë zgjedhur rrugën e arsimit profesional. Të dëgjosh drejtpërdrejt nga ata që kanë qenë në të njejtën situatë mund të jetë një mënyrë efikase për nxënësit, veçanërisht për ata që janë duke marrë në konsideratë rrugë të tjera përveç arsimit universitar, për të marrë parasysh këshillat e karrierës dhe ta shikojnë AFPT-në si një rrugë të mundshme për punësim. 

Nëpërmjet Frymëzo të Ardhmen, ne lidhim shkollat dhe kolegjet me vullnetarë nga të gjithë sektorët dhe fushat, nëpërmjet veprimtarive ku ata takohen ballë për ballë, me në fokus një tematik apo sektor të veçantë, dhe nëpërmjet platformës sonë në internet, e cila për momentin ka më shumë se 39,000 vullnetarë të regjistruar dhe 12,000 mësues. Nëpërmjet platformës, mësuesit mund të gjejnë dhe të lidhen me vullnetarë në mënyrë të sigurtë dhe falas për të organizuar veprimtari në shkollat e tyre, përfshirë biseda për njohuri rreth karrierës apo për të përgatitur CV dhe seanca intervistash të simuluara. Ne gjithashtu organizojmë veprimtari ekspozuese në të gjithë vendin, edhe nëpërmjet Në Hapat e Karrierës, ku vullnetarët të cilët kanë marrë rrugën e arsimit profesional për t'u punësuar flasin me grupe studentësh për përvojat e tyre. 

Pse programet e vullnetarëve janë kaq të efektshme

  1. Ato janë një mënyrë shumë e mirë për të gjetur individë të motivuar – vullnetarët kanë zgjedhur të heqin dorë nga koha e tyre për të marrë pjesë në veprimtaritë, çka do të thotë që ata janë të motivuar dhe mund të shohin vlerën e vërtetë e kalimit të përvojave të tyre tek të rinjtë.
  2. Ato përqendrohen në përvojat e jetës reale – nxënësit arrijnë të dëgjojnë drejtpërdrejtë nga njerëz që kanë qenë në situatën e tyre, çka i bën këshillat dhe orientimin më të afërt dhe i jep tërë kësaj përvoje më shumë zë.
  3. Ato janë elastike – shkollat dhe kolegjet mund të gjejnë vullnetarë që janë më të përshtatshëm për ta, çfarëdolloj industrie, rajoni apo veprimtarie që ata dëshirojnë të kenë në fokus, dhe veprimtaritë mund të përshtaten sipas nevojave specifike të mjedisit të mësimit.

Ndërsa Frymëzo të Ardhmen është një nismë e Mbretërisë së Bashkuar, një numër vendesh të tjera e kanë marrë konceptin dhe firmën dhe e kanë përshtatur në kontekstet e tyre vendore të veçanta, përfshirë këtu Australinë, Irlandën dhe Kinën për fushatën tonë Frymëzo Gratë. Ne shpresojmë se më shumë vende do të përdorin modelin tonë për të ndërtuar lidhje kuptimplote ndërmjet kontekstit të arsimit dhe bizneseve lokale. Nga puna jonë me punëdhënësit nëpërmjet Frymëzo të Ardhmen, ne vërejmë se gjithnjë e më shumë biznese e shikojnë vlerën e programeve të angazhimit me arsimin si një mënyrë efikase për ngritjen e aftësive të punësimist të brezit të ardhshëm të të diplomuarve. Dëshirat janë atje jashtë; thjesht duhet bërë lidhja me to.

Linke të jashtme