Kolegji Tameside me qendër në Greater Manchester, përdorë një gamë strategjish për angazhim të punëdhënësve për t’u lidhur me biznese lokale që shpesh janë në kontekst të papunësisë së lartë dhe disadvantazhit gjeografik. Këto janë disa nga mënyrat me të cilat punojnë për të thyer këto barriera dhe disa këshilla kulmore për ata që duan të bëjnë të njëjtën gjë. 

Kolegji siguron ofrime me orar të plotë për të rinjtë e moshës 16 deri 18 vjeç të cilët kanë nevojë për pjesën e obligueshme të përvojës së punës. Disa kurse të caktuara parashohin një sasi minimale të orëve të përvojës së punës për të përmbushur kërkesat e vlerësimit. Ekzistojnë një numër i personelit të caktuar për të koordinuar dhe menaxhuar përvojën e punës, duke përfshirë menaxherin për përvojë të punës i cili mbikëqyr shumicën e aktiviteteve në kolegj për këtë grupmoshë. Ky funksion ofron një nivel të standardizuar të praktikës nëpër organizatë dhe një pikë qendrore të komunikimit për punëdhënësit dhe personelin e brendshëm. 

Kolegji ka ofrime të konsiderueshme për punë praktike ku qasja e angazhimit të punëdhënësit duhet të marrë në konsideratë një llojshmëri të faktorëve të jashtëm siç janë tregu konkurrues, prioritetet lokale dhe financimi në dispozicion për punëdhënësit. 

Ne kemi zbuluar që ka një gatishmëri te punëdhënësit që të përkrahin trajnimin dhe zhvillimin e të rinjve, megjithatë ekzistojnë disa barriera në angazhimin në këtë aktivitet. Punëdhënësit mund të marrin një numër të konsiderueshëm të kërkesave për t’u angazhuar me ofruesit dhe atyre u nevojitet udhëzim për të identifikuar se çka janë në gjendje që të ofrojnë. Është e nevojshme që të ofrohet kjo përkrahje për të siguruar që koha e punëdhënësit shfrytëzohet  në mënyrë efikase. Kjo ndihmohet duke mbajtur komunikime të qarta me punëdhënësit për të menaxhuar pritjet. Është thelbësore përgatitja e mirë për vendosjet për të shmangur eksperiencat e dobëta për punëdhënësit, nga kandidatët e papërgatitur si duhet deri te mungesa e përkrahjes në përgatitje dhe e monitorimit të vendosjeve.

Me punëdhënësit e rinj, ne i jemi qasur angazhimit duke ofruar një meny opsionesh për të përkrahur pjesëmarrjen si: ofrimin e folësve vizitorë, pritjen e vizitave, pjesëmarrjen në ngjarje, ofrimin e vendosjeve në vende pune apo punësimin e praktikantëve. Personeli jonë për angazhim të punëdhënësve janë të orientuar kah klienti dhe takohen me punëdhënës për të identifikuar nevojat për trajnim të fuqisë punëtore, duke vënë në theks përfitimet nga zhvillimi i fuqisë punëtore, referimi i produktivitetit të përmirësuar, mbajtja e personelit, zvogëlimi i mungesave të personelit dhe përmirësimi i profilit të tyre publik në komunitetin lokal. 

Në këtë ka përfitime financiare potenciale, siç janë grantet për pozitat e hapura për praktikantë dhe grantet e autoriteteve lokale për të përkrahur pozitat e reja të hapura apo kostot për pajisje. Duke ofruar një gamë të opsioneve për angazhim, përkrahjen për të zhvilluar bizneset dhe qasjen fleksibile për t’u përshtatur me kërkesat biznesore, ne maksimizojmë mundësitë për të punuar me punëdhënësit.  

Personeli që janë të përfshirë në angazhimin e punëdhënësve kanë objektiva të qarta që përforcojnë rolet e tyre. Ata ofrojnë një pikë kontaktuese për punëdhënësit, ofruesit dhe kandidatët duke vepruar si ambasadorë për të promovuar përfitimet nga angazhimi. Ekipi merr biznes të ri për të rritur numrin e punëdhënësve të angazhuar dhe për të ofruar përkrahje në lehtësimin e proceseve, kursimin e kohës dhe për të këshilluar për praktika të mira. 

Nga punëdhënësit në sektor ka entuziazëm të dukshëm për të marrë pjesë dhe për të përkrahur trajnimin, por ata kanë nevojë për përkrahje përgjatë gjithë procesit për të siguruar që vendosjet janë të qëllimshme, relevante dhe të dobishme për nxënësit. 

Këshilla kulmore për angazhimin me punëdhënësit

Këto janë disa këshilla të shpejta për të përfshirë punëdhënësit në arsim në kolegj dhe mënyra se si të mbahen të lumtur dhe të angazhuar pasi t’i keni përfshirë ata: 

  • Menaxho pritjet me përgatitje të fuqishme për kandidatët dhe punëdhënësit dhe implemento shqyrtime të shkathtësive për të siguruar qartësi të roleve dhe trajnimin e kërkuar. 
  • Lehtëso komunikimet e rregullta me punëdhënësit për të dizajnuar dhe strukturuar rekrutimin dhe trajnimin në mënyrë të përbashkët nga ofruesi dhe punëdhënësi për të përmbushur më së miri nevojat për rolin e vendit të punës. 
  • Identifiko menaxherët për marrëdhënie me konsumatorë si kontaktet kyçe me punëdhënës të cilët janë të përgatitur mirë në dobi të punës së zhvillimit të fuqisë punëtore, punësimit të praktikantit apo ofrimit të vendosjes në vend pune
  • Reklamo përfitimet e zhvillimit të fuqisë punëtore duke theksuar se puna me kolegjin mund të: 
  1. Përkrahë njerëzit me zhvillimin e nevojshëm për të punuar në mënyrë të suksesshme 
  2. Ndikojë pozitivisht në profilin publik të punëdhënësit dhe besueshmërinë në brend
  3. Ndihmojë në zhvillimin e shkathtësive të personelit për të rritur produktivitetin, për të performuar përtej roleve të vendit të punës dhe për të bërë personelin që të ndihet se është investuar në të dhe se vlerësohen
  4. Ndihmojë në planifikimin e talentit për të zhvilluar dhe rritur fuqinë punëtore
  5. Përmirësojë mbajtjen e personelit, zvogëlojë mungesat dhe të rrisë produktivitetin 
  • Bëj ofertë trajnimi për punëdhënësit që do të punojnë me kandidatët e rinj p.sh. trajnimin me mentorim, përkrahje të vlerësuarit. 
  • Krijo grupin e talenteve të punonjësve potencial përmes përgatitjes për punë, shkathtësive për punësim dhe zhvillimit personal social. 
  • Krijo procesin e rekrutimit, d.m.th. aplikimin, përzgjedhjen dhe intervistimin për të përkrahur kandidatët që të futen në vende të lira pune. 
  • Mbaj monitorim dhe rishikim të rregullt me nxënësit dhe punëdhënësit. 
  • Identifiko mundësitë për vlerësim të bazuar në rezultate dhe ndani kriteret me punëdhënësit.
  • Merr informatat kthyese nga punëdhënësi dhe shfrytëzoj për planifikimin për veprim përmirësues.