Në botimin e fundit ne përfshimë 'këshillat më të mira' të cilat shpjegojnë si teknologjia dixhitale mund të përmirësojë të mësuarin dhe mësimdhënien. Këtë muaj, ne jemi duke u fokusuar në reflektim e festimin e arritjeve.

Qyteti i Kolegjit Glasgow ka përshtatur në mënyrë të suksesshme dosjet elektronike, i cili regjistron progresin e studentëve, rezultatet dhe arritjet në mënyrë dixhitale. Duke u frymëzuar nga kjo, ne mundësojmë dhjetë këshilla si përdorimi i dosjeve elektronike mund të përmirësojë rezultatet, reflektimin dhe festimin e punës së studentëve.

Reflektim inkurajues:

  • Inkurajimi përgjatë kohës - përdorimi i dosjes elektronike për të grumbulluar informacion bashkëkohor i të mësuarit i cili do të ndihmojë studentët të ndjekin zhvillimin e tyre profesional përgjatë kohës. Qytetit i Kolegjit Glasgow zbuloi se dosja elektronike i mundëson studentëve të shikojnë detyrat e kaluara dhe të mësojnë nga gabimet e tyre. Studentët u inkurajuan të shikojnë natyrën e vazhdueshme të punës së tyre.
  • Një tablo e pasur e të mësuarit - përdorimi i dosjes elektronike mund të ndihmojë studentët të ndërtojnë një tablo të pasur dhe me detaje të të mësuarit. Kursi i të shkruajturit mund të ruhet në dosjet elektronike dhe të përdorë në maksimum potencialet dixhitale. Videot, fotografitë dhe regjistrimet në audio mund të ndihmojnë studentët të dokumentojnë një imazh më të kompletuar të eksperiencës së edukimit profesional.
  • Bërja e pyetjeve specifike - studentët mund të nxiten të reflektojnë në të mëasuarin e tyre duke ju bërë pyetje. Ndërtojeni këtë në dosjet elektronike. Ju mund të bëni pyetje në detaje: aktivitetet praktike të ndërmarra, cilësia dhe saktësia e punës së tyre, metodat dhe detyrat e tyre formuese, reklektimi i tyre në proçesin e të mësuarit.
  • Bërja e rezultateve të aksesueshme - grumbullimi i rezultateve në një vend i lejon studentëve të reflektojnë kur duhet. Rezultatet dixhiale janë më të vështira për tu humbur  se rezultatet në letra. Qyteti i Kolegjit Glasgow i përdor dosjet elektronike për t'i mundësuar studentëve të parë më qartë komentet dhe idetë e mësuesve.

Përmirësimi i rezultateve:

  • Ndjekja e zhvillimit të studentëve - dosjet elektronike i mundëson mësuesve të ndjekin të mësuarin e studentëve përgjatë kohës. Mësuesit janë të aftë të  shikojnë si studentët e tyre janë duke u përmirësuar dhe identifikuar studentët të cilët kërkojnë ndihmë.
  • Përmirësimi i vlerësimit të departamentit - përdorimi i dosjeve elektronike ndihmoi Qytetin e Kolegjit Glasgow të përmirësojë proçesin e vlerësimit të departamentit. Mësuesit ishin të aftë të siguronin prova që rezultatet e tyre i vinin në ndihmë studentëve.
  • Faza graduale - përshtatja e teknologjisë dixhitale në klasë mund të krijojë sfida. Megjithatë, sfidat mund të kalohen duke implementuar ndryshimet gradualisht. Qyteti i Kolegjit Glasgow filloi ti jepte 50 studentëve dosjet elektronike. Kjo u arrit gradualisht në mënyrë si mësuesit dhe anëtarë të tjerë të stafit mësuan se si sistemi punonte më mirë.

Të festuarit të punës së studentëve dhe këshilla të tjera:

  • Tregimi i arritjeve - grumbullimi i punës në një vend i mundëson studentëve të tregojnë arritjet e tyre ndaj të tjerëve. Në veçanti, studentët e mbarojnë kursin me një dokument të vetëm të detajuar i cili tregon rrugëtimin e tyre të edukimit dhe arritjet për t'u shfaqur punonjësve të mundshëm.
  • Përdorimi i programeve të njohura - dosjet elektronike duhet të aksesohen nga studentët dhe mësuesit. Përdorimi i software-eve që studentët dhe mësuesit ndihen komod do ti ndihmojë të kenë një kalim të thjeshtë dhe të rrisin përfshirjen. Qyteti i kolegjit Glasgow sugjeron që paketat e Microsoft janë efektive dhe gjithashtu përdorimi i iBooks Author mund ti ndihmojë të kenë një rezultat profesional të dosjes elektronike duke ju shfaqur punëdhënësve potencial.
  • 10. Mësimdhënia gjithëpërfshirëse - studentëve disleksik i jepet mundësia të regjistrojnë punën e tyre në formate të përshtatshme për ta. Qyteti i Kolegjit Glasgow zbuloi se studentët disleksik ishin të aftë të merrnin rezultate me më shumë besim dhe të tregonin më mirë arritjet e tyre.