Kolegji Leeds City po hedh një kurs të ri për nevojat në zhvillim të industrisë dixhitale.

Diploma e nivelit të 3 në aplikacionet dhe lojërat telefonike është e e para në rajonin Yorkshire që kombinon teknologjinë telefonike me zhvillimin e aplikacioneve të kompjuterit. Kursi është hartuar për të përmbushur nevojat e ekspertëve teknologjikë duke ndjekur rritjen e shpejtë në përdorimin e aplikacioneve telefonike në biznes, gjatë kohës së lirë dhe sektorëve kompjuterik.

Kjo do t'i lejoj mësuesve të zbulojnë fushën e gjerë në rritje të aplikacioneve dhe lojërave, duke hartuar dhe zhvilluar si aplikacionet në kompjuter ashtu edhe ato në teknologjinë telefonike. Kursi do rrisë kuptimin dhe aftësitë në zhvillimin e aplikacioneve bashkëkohore, përdorimin e grafikëve, kodimin dhe hartimin e ndërfaqeve të përdoruesve për marketingun dhe biznesin dixhital.

Njësitë e ndryshme të kursit do i udhëheqin studentët të zhvillojnë dhe të përdorin aftësitë në mjetet e ndryshme të software-ve për të hartuar dhe zhvilluar aplikacione telefonike e kompjuterike. 

Këtu janë disa njësi të cilat do mbulohen:

  • Prezantimi i Mediave 
  • Punimi në Industrinë Kreative të Medias
  • Aftësitë Dixhitale të Medias
  • Portofoli Para-prodhimit
  • Investigimi i Subjektit të Specialistit
  • Fushatat e Medias
  • Pergjigjja ndaj një Komisioni
  • Prodhimi i aplikacioneve
  • Prodhimi i faqeve të Internetit
  • Prodhimi i Lojërave Dixhitale

Ju mund të lexoni më shumë rreth këtyre njësive këtu (në Anglisht).

Arif Younus dhe Tim Balmforth, Udhëheqës në Programin e Arteve Vizuale dhe Dixhitale në Kolegjin Leeds City, u shprehën:

"Në një kohë kur çdo gjë që ne bëjmë në jetën e përditshme mund të modelohet nëpërmjet aplikacioneve telefonike, ne donim të krijonim një kurs i cili e kufizon këtë dhe i siguron studentëve një njohuri në industrinë kreative të medias bashkë me aftësitë bazë që t'iu lejojë atyre të zhvillohen në çdo sektor në rritje. Kursi kombinon balancën e duhur të kreativitetit me aftësitë kompjuterike për ta arritur këtë dhe i mundëson studentëve të ndjekin një karrierë në industri.