Jisc, organizata e cila punon për sektorin e edukimit të Mbretërisë së Bashkuar në teknologjitë kampione dixhitale, kanë vënë së bashku një portofol me raste studimore të cilat zbulojnë rrugët në të cilat institucione të ndryshme janë duke integruar teknologjinë në programin e tyre, duke ndihmuar përmirësimin e mësimdhënies e të mësuarin.

Ne jemi fokusuar në një rast studimor në veçanti, nga Kolegji Reading dhe zhvilluam disa këshilla se si të përdorni teknologjinë dixhitale në klasë.

  • Lidhja e teknologjisë me studentët - Në mënyrë që studentët të përvetësojnë teknologjinë, kjo lidhet edhe me mënyrën se si e përdorin teknologjinë jashtë klasës. A e përdorin Google Chrome? Atëherë le ta përdorin atë. Kjo mund të ul tensionin në klasë dhe të zbusë integrimin.  
  • Jepi studentëve zotërim të teknologjisë - Lëviz përmbajtjen në një vend të përbashkët. Kjo i lejon studentëve të ndajnë idetë e burimet më thjesht me njëri tjetrin dhe të jenë të aftë të mësojnë dhe ndajnë në çdo kohë, kudo e me çdo pajisje - duke marrë më shumë zotërim të punës së tyre.
  • Zhvillo besimin dhe aftësitë e mësuesve - Zhvillimi Profesional i Vazhdueshëm (ZHPV) shpërndahet online, ballë për ballë, kolegë me kolegë e nëpërmjet këshillimit. Kolegji Reading lidhi programin e tij ZHPV me vlerësimin e stafit për të siguruar qëndrueshmëri.
  • Mbajtjen e stafit të përditësuar me teknologjinë - 'Modelimi i teknologjisë, seanca të shkurtra, ZHPV online, klasa të hapura dhe këshillimi i teknologjisë i ofrohet i gjithë stafit, kështu që ekperienca nga ata është aq e personalizuar sa edhe për studentët.' - Hannah Tyreman, Menaxherja e Mësimit dhe Zhvillimit, Kolegji Reading.
  • Ofrimi i një komunikimi e metoda shpërndarje të variueshme - Stafi dhe studentët në Kolegjin Reading tani përdorin Gmail, Google Classrooms, Google Hangouts, komunitetet Google Plus dhe Google Docs për të komunikuar, ndarë informacion e burime, dhënien e detyrave e sigurimin e rezultateve përmbledhëse të studentëve.
  • Përdor teknologjinë e së ardhmes tani - Google Glass ka provuar rezultate mjaft të mira për demostrimin e arritjeve të studentëve në zona profesionale si në hidraulikë dhe katering. Studentët hedhin pamje të mësimit të tyre e detyrave dhe çfarë ata kanë arritur.
  • Sill pajisjen tënde - Në Google Classrooms, stafi ka gjetur një platformë e cila u lejon atyre të ndajnë burimet me studentët, menaxhimin e detyrave dhe sigurimin e rezultateve formuese të cilat mbahen të përditësuara dhe aplikacioni është i vlefshëm si për Android ashtu edhe Apple, pra mund të aksesohet nga shumë pajisje.'' - James Kieft, Menaxheri i Teknologjisë së të Mësuarit, Kolegji Reading
  • Dhënien e hapësirave për mësim për ata pa akses - Dhënien e aksesit për ata të cilët nuk kanë pajisjet e tyre ose nuk mund ti sjellin në shkolle. Kolegji Reading ka një hapësirë mësimi, me laptopë dhe iPad të cilët mund ti përdorin nëse i nevojiten.

Cili është ndryshimi midis kësaj përqasje e të mësuarit?

Kolegji Reading beson se lëvizja ndaj të mësuarit në një vend ka dhënë ndryshime transformuese duke:

  • Përdorur preferencat e të mësuarit në një gjeneratë dixhitale                                        
  • Fuqizuar studentët për të zotëruar të mësuarin e tyre                                                  
  • Ndryshuar mënyrën si studentët ndajnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin, mësuesit e tyre dhe punonjësit                                                                                                    
  • I mundësuar studentëve të aksesojnë punën e tyre përtej klasës me çdo pajisje          
  • Mundësuar bashkëpunimin e të mësuarit kolegë me kolegë                                          
  • Mbajtur e përmirësuar studentët dhe arritjet e tyre nëpërmjet rezultateve më të shpejta

Linke të jashtme