Azam Muhammad është Drejtor i Shkollës Pasuniversitare dhe Profesionale në Kolegjin St. Patrick. Në këtë artikull, Azam shpjegon partneritetin e St. Patrick me Bankën Barclays, programin e tyre për Aftësi jetësore dhe atë se si e mbështesin ata tranzicionin e studentëve nga shkolla në punësim. 

Në St. Patrick, ne ofrojmë kurse për aftësim profesional për nxënës të rritur, e i mbështesim veçanërisht nxënësit në rrethana të pafavorshme. Ne plotësisht pranojmë dhe besojmë se duke ofruar kurse të aftësimit profesional me punësueshmëri dhe ndërmarrësi të përfshirë, ne mund të përmirësojmë punësueshmërinë e të diplomuarve në tregun e punës. Ne ofrojnë një gamë të gjerë të aktiviteteve kurrikulare dhe bashkë-kurrikulare për të mbështetur agjendën tonë të punësueshmërisë ku përfshihen mësimdhënia efektive dhe metodat e vlerësimit, resurset, mjedisi i favorshërm i mësimit, ligjëruesit mysafirë të ftuar, vizitat në industri deri te vendosjet në punë praktike në industri.

Këtë vit, ne kemi bërë partneritet me Bankën Barcleys për t’u ofruar nxënësve tanë mundësinë për të marrë informata më të hollësishme për punësueshmërinë. Ky partneritet përfshinë qasjen tonë në programin Lifeskills (Aftësi jetësore) të Barclays dhe vizita të shpeshta nga personeli i Barclays të cilët ofrojnë punëtori praktike për studentët tanë në një llojshmëri temash, duke përfshirë fillimin e biznesit, menaxhimin e rrjedhjes së parave të gatshme, si të krijohet plani binzesor, si të ngrihen fonde për fillim dhe rritje të biznesit, tregtinë ndërkombëtare, etj. 

Lifeskill i Barclay është program i lidhur me kurrikulë i cili synon angazhimin dhe edukimin e nxënësve, duke u dhënë atyre qasje në aftësi për punësueshmëri dhe mundësi për përvojë pune për të mbështetur kalimin nga kolegji në punë. Ky program është miratuar nga City and Guilds – një organizatë shpërblyese e pavarur në MB.

Ne kemi integruar Lifeskills të Barclays në mësimdhënien tonë, posaçërisht në modelet që kërkojnë zhvillim të punësueshmërisë dhe zhvillim personal e profesional. Programi fokusohet në tri aftësi kritike: aftësi me njerëz, aftësi për punë dhe aftësi me para. Këto janë të dizajnuara për të rritur gatishmërinë e nxënësve për punë, njohuritë për menaxhim të njerëzve dhe njohuritë për financa që janë kyçe për punësueshmëri. Ky program i jep nxënësit tonë besimin që i duhet për të ndërmarrë hapat e parë në botën e punës dhe në të njëjtën kohë mësojnë aftësitë që u nevojiten për të përfunduar punët e kursit të tyre. 

Bukuria e programit qëndron në fleksibilitetin e tij dhe lehtësinë e qasjes në plaftormë. Përmbajtja e tij mund të ofrohet lehtë me mbështetjen e tutorëve të lëndës dhe vullnetarëve të Barclays dhe nxënësit mund ta ndjekin atë online në mënyrë të pavarur.

Si kolegj, ne kemi zbuluar që duke bashkëpunuar me bizneset tjera dhe komunitetet ne jemi në gjendje që të ofrojmë përvojë më të mirë për studentët tanë kur bëhet fjalë për punësueshmërinë dhe aftësitë themelore në edukimin profesional. Nxënësit gjithashtu ndihen që këto aktivitete i shtojnë vlerë kualifikimeve të tyre dhe marrin kënaqshmëri më të madhe kur ndërveprojnë dhe angazhohen me ekspertë që vijnë nga industria për të ndarë përvojën e tyre.

Si kolegj, ne jemi duke ngritur bashkëpunim të mëtejmë me bizneset dhe komunitetet lokale për të siguruar që studentët tanë janë më mirë të përgatitur për vendet e punës të shekullit 21.

Kolegji St Patrick filloi me ofrimin e arsimit të lartë në vitin 1998 me qëndrim progresiv në lidhje me zhvillimin e kurrikulës dhe rritjen. Tani është pjesë e Grupit të Sistemeve Universitare Globale (GUS) dhe ka rreth 2,000 studentë.

Azam Muhammad ka punuar me kolegjin St. Patrick gjatë dhjetë viteve të fundit në role të ndryshme akademike si Drejtor i Shkollës së Biznesit, Drejtor për Studime dhe Lidershipit të Programit MBA në Sektorin për Arsim të Lartë. Ai ka ekspertizë në zhvillim programesh dhe menaxhim dhe ka menaxhuar programe bashkëpunuese nëuniversitare dhe pasuniversitare me universitetet në MB dhe jashtë vendit.

Ai gjithashtu ka udhëhequr shumë nisma të aktiviteteve për punësueshmëri, ndërmarrje dhe ndërmarrësi brenda Kolegjit St. Patrick, si dhe udhëheq Qendrën për Zhvillim të Ndërmarrjes dhe Ndërmarrësisë në Kolegjin St. Patrick.