Ne vazhdimisht shtyjmë mësimin e aftësive të reja që ndikojnë në atë se si ndërveprojmë ne botën reale. Ne mësohemi të vozisim në rrugë me automjete tjera, duke negociuar situatat reale. Ne mësojmë të flasim, të luajmë futboll dhe të aplikojmë për punë, në situata të jetës reale. Ne jemi të motivuar që të mësojmë këto aftësi: vozitja na jep lirinë që të udhëtojmë; ne duam të flasim që të na kuptojmë; ne mësojmë të luajmë futboll për kënaqësi dhe mësojmë mënyrat më të mira se si t’i qasemi punëdhënësve – sepse nga duhet punësimit. 

Motivimi për të mësuar dhe zhytja në situata të “jetës reale” janë që të dyja elemente thelbësore në mësimin e aftësive themelore.

Komunikimi – aftësi themelore

Njerëzit shpesh thonë se komunikojmë mirë, dhe munden, në situatat për të cilat kanë njohuri. Por si të bëhet atëherë kur u duhet që të mësojmë aftësi të reja komunikimi? Për t’u futur në një vend pune ku kërkesat janë të ndryshme? Mund të jetë e vështirë që të motivohen studentët për të zhvilluar këto aftësi dhe ata mund t’i mos i shohin gjithmonë arsyet për ta bërë atë."

Ajo që na duhet janë mundësitë ku studentët janë të motivuar dhe atyre u paraqiten mundësi në “jetën reale” për të praktikuar punën në këto aftësi komunikimi - Projektet e Bazuara në Punë na japin këtë mundësi. 

Unë jap mësim në një kurs nga distanca për inxhinieri në Universitetin Teesside: studentët janë të punësuar në inxhinieri, mësojnë përmes materialeve të bazuara në ueb dhe komunikojnë me tutorët e tyre duke përdorur postën elektronike dhe telefonin. Në kurs kërkohet nga studentët që të kryejnë një projekt në vendin e tyre të punës për të arritur ndryshim. Shumica e studentëve në mësim nga distanca kanë shumë përvojë industriale; ata e njohin mirë punën e tyre, por u mungojnë kualifikimet formale dhe rrallëherë u jepet mundësia që të kryejnë punë të nivelit më të lartë. Studentët janë të prirur që t’i tregojnë punëdhënësit aftësitë e tyre; ata mund të duan vlerësim, punë më interesante apo ngritje në pozitë. Studentët i kanë në pronësi projektet e tyre – është ideja e tyre. Është mundësia e tyre që të demonstrojnë që ata mund të punojnë në nivel të lartë dhe janë të motivuar që të japin rezultate të mira. Ky motivim ofron mundësi shumë të madhe për të zhvilluar aftësitë e komunikimit të studentëve. 

Për të formuluar projektin studentëve u duhet që të diskutojnë idenë e tyre me punëdhënësit; ata duhet që të bindin punëdhënësin e tyre që projekti është i vlefshëm. Kur të jetë dakorduar me punëdhënësin, studenti dorëzon propozimin e projektit te tutori, duke përcaktuar prapavijën e projektit, synimet dhe objektivat e projektit. Kjo është sfidë pasi që studenti duhet të shpjegojë një vend pune i cili është i panjohur për tutorin. Studentët shpesh përdorin zhargone apo shkurtesa pa shpjegime, bëjnë supozime lidhur me njohuritë e tutorit, përdorin përzierje të kohëve dhe stileve gramatikore dhe përdorin fjali të gjata të pa lidhura. Objektivat e projektit shpesh janë të paqarta, me përcaktim të pacaktuar të synimeve të projektit si “përmirësimi i procesit të prodhimit”. Në realitet, objektivat duhet të jenë më specifike dhe të matshme – sa do ta përmirësojë atë? Me çfarë kosto?

Projektet kërkojnë nga studentët që të komunikojnë me departamente dhe kompani të jashtme të cilat në rrethana normale nuk do t’i kishin hasur. Shumë projekte studentësh kanë sjellë ndryshim të vërtetë në vendin e punës dhe vlerësim apo ngritje në pozitë për aftësitë e studentëve. Punëdhënësi i vlerëson përfitimet nga këto projekte dhe bashkëpunon në këtë proces, duke i afruar edhe më tej industrinë dhe arsimin.  

Studentët shkruajnë raportin për projektin duke përfshirë përmbledhjen, historikun, synimet dhe objektivat, rezultatet dhe diskutimin/rekomandimet. Studentët më pas prezantojnë projektin para punëdhënësit apo tutorit të tyre

“Unë kam zbuluar që studentët mësojnë me efektshmërinë më të mirë kur ata mund të aplikojnë njohuritë e tyre në probleme të vërteta”.

Gjatë gjithë projektit, studentët diskutojnë për progresin dhe dorëzojnë te tutori i tyre draftet për komente dhe diskutim. Kjo mund të kërkojë shumë drafte, por duke përcaktuar standarde të larta ne mund të përfitojmë nga motivimi i studentëve për të insistuar dhe zhvilluar aftësitë e studentëve. Shkalla e progresit të aftësive dhe besimit të studentit për të komunikuar gjatë projekteve është shumë e lartë – kombinimi i motivimit të lartë dhe ndihmës nga tutori krijon një mjedis për mësim të shpejtë. 

Ne duhet t’i pranojmë këto përfitime unike të cilat mund të merren nga projektet e bazuara në punë për zhvillimin e aftësive të komunikimit. Ne duhet të përfitojmë nga motivimi i studentëve dhe mundësia për të kryer projekte në “jetë reale” për të shfrytëzuar në maksimum këtë mundësi për zhvillim të aftësive të komunikimit

David është inxhinier i diplomuar i mekanikës me përvojë në prodhimtari dhe dizajn. Ai ka nivel master (MA) në Edukim dhe ka punuar në edukim teknik, si në MB ashtu edhe jashtë vendit.