Pas hulumtimit të shkallës së gjerë dhe shqyrtimit të hulumtimit, Komisioni i MB-së për Punësim dhe Aftësi (UKCES) ka raportuar mbi dëshmitë të cilat mund të jenë shumë të dobishme, derisa ofruesit e shërbimeve të edukimit vazhdojnë të përpiqen që t’i dalin ballë sfidës së përgatitjes më të mirë për nxënësit për punësim në mjedisin aktual ekonomik.

Për hulumtimin e tyre, Komisioni vendosi që aftësitë për punësueshmëri të jenë ato të cilat secili duhet t’i aplikojë njohuritë specifike dhe aftësitë teknike të cilat kërkohen nga vendi i tyre konkret i punës. 

Këto aftësi të kërkuara janë:

  • qasja pozitive – të qenit i gatshëm për të marrë pjesë, për të bërë sugjerime, për të pranuar ide të reja dhe kritikat konstruktive, si dhe për të marrë përgjegjësinë për rezultatet,
  • tri aftësitë funksionale – aftësia për të përdorur në mënyrë efektive numrat, gjuhën dhe TIK-un (aftësia për të bërë llogaritje, për të shkruar qartë, për të përdorur kompjuterin dhe telefonin si dhe teknologji tjera për komunikim), dhe
  • katër aftësitë personale – vetë-menaxhimi (përpikëria në orar, veshja dhe sjellja e përshtatshme, kërkimi i ndihmës atëherë kur është e nevojshme), të menduarit dhe zgjidhja e problemeve (analizimi i situatave dhe gjetja e zgjidhjeve), të punuarit me të tjerët, si dhe komunikimi dhe të kuptuarit e punës (të kuptuarit se si përshtaten vendet individuale të punës në organizatë si tërësi dhe të njohurit e nevojave të palëve të interesit, duke përfshirë konsumatorët dhe bartësit e shërbimeve). 

Komisioni i MB-së arriti në përfundim që zhvillimi i aftësive për punësueshmëri kërkonte:

  • përvojë pune – e preferuar puna praktike në vend pune, apo përvojat në klasë ku simulohet kompleksiteti, dykuptimësia, paparashikueshmëria dhe pasojat e suksesit dhe dështimit që paraqiten në vend të punës, 
  • mundësitë për reflektim dhe integrim – nxënësit që shikojnë përvojat për nxënie me informata kthyese nga personeli, bashkëmoshatarët apo homologët dhe punëdhënësit, dhe të qenit i gatshëm për të vënë në veprim atë që kanë mësuar nga situatat tjera, dhe
  • nxënia aktive, nga përvoja – përdorimi i aftësive në vend të marrjes së thjeshtë të njohurive, me një theks në provë dhe gabim dhe fokus të qartë në shpagimin për nxënësin në punësim dhe përparim.

Për shembull, një grup pjesëmarrësish në trajnim janë ndihmuar që të zhvillojnë aftësitë e tyre për punësim përmes pjesëmarrjes në aktivitetin e llojit “Deni i Dragoit”. Aty janë testuar të gjitha gjërat që ata kishin mësuar gjatë javës, duke përfshirë punën ekipore, komunikimin dhe të kuptuarit e asaj se për çfarë kanë nevojë dhe çfarë duan punëdhënësit. Elementi garues i aktivitetit nuk u dha këtyre pjesëmarrësve shumë mundësi, përveç se të sillen në mënyrë profesionale.

Kjo nuk është shkencë me raketa. Problemi, sipas Komisionit të MB-së, është që këto qasje nuk shfrytëzohen sa duhet. Për më tepër, shumë nga barrierat për zhvillimin e aftësive për punësueshmëri nuk kishin të bënin vetëm me mësimdhënien dhe nxënien, por kishin të bënin me angazhimin e punëdhënësit. Hulumtimi i Komisionit gjeti se ajo që ndihmonte në angazhimin e punëdhënësve përfshinte: 

  • përcaktimin se cilët punëdhënës kanë vende pune në fushat në të cilat ofruesi ka ekspertizë dhe për të cilat nxënësit mund të aspirojnë dhe do të aspirojnë,
  • zhvillimin e rastit biznesor i cili shpjegon në hollësi se si do të përfitojë punëdhënësi nga pjesëmarrja, 
  • përfshirjen e punëdhënësit në program, për shembull përmes mbajtjes së një pjese të trajnimit dhe/ose ofrimit të mentorimit dhe kontributit për dizajnin e kursit dhe/ose ofrimit të materialit për të.

Rasti studimor i UKCES: Zhvillimi i njohurive për biznes krahas aftësive profesionale 

Është monitoruar një kur trajnimi për ndërtimtari, me nxënës që punonin drejt marrjes së Diplomës Hyrëse BTEC në Ndërtimtari. Kursi përbëhej nga përzierje e aftësive që ishin specifike për industrinë dhe aftësive personale. Nxënësit punonin në njësinë për efektshmëri personale, me fokus në aspiratat e tyre, në atë se si do të përshkruanin veten në aspektin profesional, si dhe në planin personal të veprimit për të ndihmuar në sigurimin e punësimit. Tutori përdorte diskutimet grupore dhe ato individuale si dhe materialet e shkruara për të sfiduar të menduarit e tyre duke pyetur për dëshmi, dhe mbështeste secilin nxënës në zhvillimin e imazhit më të qartë për vetveten si dhe planin e veprimit. Tutori jepte inkurajim pozitiv individëve që ndiheshin se mosha e tyre është kundër atyre – duke e kthyer këtë në një mundësi për të shprehur se sa përvojë dhe aftësi kishte zhvilluar ky person. Punët praktike në vende pune u kishin mundësuar nxënësve që të dëgjojnë drejtpërdrejt nga menaxherët e vendeve ku ishin se pse aftësitë që ata po i zhvillonin ishin kritike për të punuar në industri."

NDËRMERR VEPRIM

Ju do të mundeshit:

  • të merrni në konsideratë se si të zhvilloni më tej aftësitë e nxënësve për punësueshmëri bashkë me njohuritë për temën, për shembull duke ofruar mësim në praktikë dhe mundësi për reflektim, si regjistrat e nxënies, apo
  • të bëni më shumë për të promovuar angazhimin e punëdhënësve, për shembull duke e bërë rast biznesor për punëdhënësit lidhur me atë se si do të mund të kontribuonin ata në programet që ju i drejtoni dhe përfitimet nga pjesëmarrja.

Burimi i dëshmive

Komisioni eksploroi hulumtime ndërkombëtare për aftësitë për punësueshmëri dhe anketoi mbi 200 organizata, duke përfshirë kolegje të larta dhe ofrues trajnimesh për të rritur. Njëzet nga këto organizata morrën pjesë në raste studimore, të përzgjedhura për shkak se kishin tipare të dallueshme dhe/ose reputacion të lartë.

Linke të jashtme