Udhëzuesi jonë i sapo zhvilluar për Angazhim të Punëdhënësit i gjithi ka të bëjë me marrjen e veprimeve dhe shikimin e benefiteve. Qofshi ju mësimdhënës, punonjës apo madje edhe punëdhënës, në këtë udhëzues me 70 faqe ka diçka që do t’iu ndihmojë në dhënien e mundësive më të mira për studentët pasi ata të kenë përfunduar shkollën dhe të jenë futur në botën e punës. 

Ne kemi zhvilluar këtë “Udhëzues për Angazhim të Punëdhënësit” për t’ju ndihmuar juve dhe krye-mësimdhënësve të tjerë, mësimdhënësve për aftësim profesional dhe punëdhënësve që punojnë në Ballkanin Perëndimor që të gjeni mënyrat më të mira për të punuar së bashku drejt zhvillimit të mëtejmë të arsimit. Ne e kemi bërë këtë udhëzues praktik për t’ju mbështetur juve në pajimin e të rinjve me njohuri dhe aftësi që korrespondojnë me nevojat e ardhshme të punëdhënësve”.

Ende nuk jeni të bindur? – Ja se çfarë mund të prisni të gjeni në këtë udhëzues

Ky udhëzues është me 70 faqe të dedikuara për t’ju ndihmuar që të përmirësoni cilësinë e Angazhimit tuaj të Punëdhënësve, nga pyetja e thjeshtë se “pse e bëjmë atë?” deri në fund ku bëhet kontakti me atë punëdhënës/shkollë aq të rëndësishme."

Udhëzuesi përfshinë:

  • Përgatitjen e rrethanave (Pse duhet të angazhohen shkollat)
  • Përfitimet nga angazhimi i punëdhënësit
  • Zhvillimi i angazhimit – krijimi i ideve dhe aktiviteteve dhe puna në nivel strategjik
  • Planifikimi i aktiviteteve tuaja
  • Vënie e kontakteve me punëdhënësin dhe gjetja e audiencës SUAJ
  • Përmbledhje e plotë
  • Vegla për të ndihmuar – Dokumente për planifikim, aktivitete të mësimit

Ne kemi përpiluar këtë udhëzues me përkrahje nga Foreign & Commonwealth Office në kuadër të projektit “Employer Engagement and Reform of Vocational Education and Training in the Western Balkans (Angazhimi i punëdhënësit dhe reforma e arsimit dhe aftësimit profesional në Ballkanin Perëndimor)”.