Element kyç në futjen e nxënësve të arsimit profesional në punësim është të kuptuarit e hendekut ekzistues të shkathtësive dhe nevojës që institucionet dhe punëdhënësit të punojnë së bashku. Për ata është e rëndësishme që të komunikojnë në mënyrë të rregullt, të zhvillojnë kurrikulën sipas rrethanave dhe të angazhojnë studentët me punëdhënës deri sa janë ende duke studiuar.