Për Twin-in, si fitues i pesëfishtë i sondazhit të lexuesve të Magazinës Study Travel për ofruesit e përvojës në punë, angazhimi i punëdhënësit është temë kyçe. Duke vendosur mijëra studentë vendorë në punë apo punë praktike si pjesë e shërbimeve të tyre për qeveritë e BE-së dhe të MB-së dhe institucionet arsimore, ata kanë fituar një përvojë të konsiderueshme në këtë fushë. Këto janë disa këshilla se si ia kanë dalë të arrijnë këtë:

Kupto nevojën e punëdhënësit

Gjatë punës me qindra punëdhënës të ndryshëm, është me rëndësi që të kuptohet se si mund të ndihmohet secili prej tyre nga ne si ofrues resursesh. Disa punëdhënës mund të përfitojnë nga vetëm disa javë punë nga një student nga jashtë, të tjerët mund të përfitojnë nga injektimi i shkathtësive specialiste gjatë një periudhe disa mujore. Kjo mund të sillet nga: të diplomuarit në dizajn grafik (apo personat që janë në vazhdimësi të studimeve për të arritur titullin); ekspertët në SAP “ERP” (Softueri kompleks “Planifikimi i Resurseve të Ndërmarrjes”) dhe studentët nga MB-ja dhe ata ndërkombëtarë të shkathtësive profesionale përkatëse siç janë studentët në Inxhinieri dhe Marketing. 

Të pasurit e portofolios së gjerë të ofertave, sikurse ka Twin, ndihmon në krijimin e bazës thelbësore të të dhënave për furnizuesit. Kjo na mundëson që të vendosim numër të madh të studentëve te punëdhënësit dhe prapë të mbajmë nivel të lartë të kënaqshmërisë. Në programin e kohëve të fundit të financuar nga brenda, 130 studentë ishin vendosur gjatë vetëm disa javëve, 80 për qind në sektorin e zgjedhur nga vetë ata; 28 për qind të të cilëve u ishte ofruar pozitë permanente pune – indikacioni më i qartë i mundshëm i kënaqshmërisë së punëdhënësit. 

Arritja e përshtatjes

Mjaft shumë prej kontributit më mirë për punëdhënësin vjen para se të na kenë lajmëruar për hapjen specifike të vendeve. Twin punon shumë për të siguruar “përputhje të përgjegjshme”, jo vetëm duke vlerësuar përshtatshmërinë e mundshme për organizatën e caktuar, por gjithashtu duke intervistuar secilin individ ndaras për kuptuar çështjet kyçe të tilla si qëndrimet, pritjet dhe motivimin. Kjo na ndihmon që të menaxhojmë dhe të përmbushim këto nevoja dhe pritje dhe mund të jetë kyçe për vendosje të suksesshme në punë praktike. 

Trajnimi prej së afërmi i kandidatit dhe asimilimi – zvogëlimi i barrës së punëdhënësit

Ardhja për të jetuar dhe punuar në një vend që është i ri për individin krijon mundësi fantastike, zgjerim të horizonteve, ngritje të të kuptuarit më të mirë të biznesit Britanik dhe vlerave sociale. Ajo gjithashtu krijon sfida tjera, nga çështjet e thjeshta (funksionale) logjistike dhe të “higjienës”, deri te çështjet e kulturës, si në shoqëri ashtu edhe në vend të punës. Asimilimi ka të bëjë me integrimin e rrjedhshëm dhe zvogëlimin e barrës së punëdhënësve, rritjen e shkallëve të suksesit për cilëndo vendosje në punë. 

Sigurimi i caktimit nuk është “punë e kryer”

Në disa raste, si vendosja e Twin-it “Tier 5”, ka obligime të forta formale për të siguruar beneficione për nxënësin dhe kompaninë dhe për të monitoruar gjatë gjithë procesit, pasi që punëdhënësit gjithmonë vlerësojnë ndihmën për çështjet që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë. Në të gjitha rastet, ofrimi i linjës telefonike të cilën përfituesi mund ta thërrasë lidhur me çfarëdo çështjeje na mundëson neve që të zbusim çfarëdo “rrudhosje në vendosje” me ekuilibër konsultativ dhe të gjykuar mirë. 

Dedikimi

Twin beson fuqishëm që Angazhimi i Punëdhënësve është shumëdimensional, ashtu siç është secili punëdhënës, prandaj suksesi i vazhdueshëm kërkon resurse të dedikuara. Disa prej programeve tona kyçe brenda vendit janë përsëritur për herë të tretë apo të katërt dhe marrëdhëniet tona shumëvjeçare me agjentët dhe shkollat kërkuese janë dëshmi për të dhënat tona. Duhet të siguroheni që jeni si duhet “në biznes” dhe për ta bërë këtë, dedikimi është çelësi.