Pas shqyrtimit të detajuar të pavarur të kurrikulës dhe Aranzhimeve për Vlerësim në Uells nga Profesori Graham Donaldson, qeveria e Uellsit ka vendosur që të veprojë, duke implementuar një plan për reformë të plotë të kurrikulës.

“Plani ynë për kurrikulën e parë ndonjëherë “të bërë në Uells” përcakton parimet dhe prioritetet tona dhe reflekton besimin dhe krenarinë në Uells si komb dygjuhësor. Kurrikula jonë e re do të materializoj mësim-nxënie më të mirë dhe standarde më të larta për të gjithë”. – Huw Lewis, Ministër për Arsim dhe Aftësi

Çka është plani?

Në këtë plan ne kemi përcaktuar hapat që ne do të ndërmarrim, duke punuar me njerëzit e profesionit për të sjellë të Ardhme të Suksesshme. Ai fokusohet në tetë blloqe thelbësore ndërtimi për kurrikulën tonë të re për grup moshat nga tri deri 16 vjeç. Këto janë si në vijim:

  • Materializimi i katër qëllimeve të kurrikulës plotësisht në mësim-nxënien dhe përvojën e të gjithë fëmijëve dhe të rinjve në Uells, në cilindo mjedis të tyre shkollor apo arsimor. 
  • Krijimi i kurrikulës së re që mbulon Fushat e Mësim-nxënies dhe Përvojës (AoLE-të), rezultatet e arritjeve dhe pikat referente të progresit.
  • Zgjerimi dhe promovimi i përvojës së nxënësve në mënyrë që kurrikula të jetë e pasur duke qenë në të njëjtën kohë gjithëpërfshirëse, e gjerë dhe e balancuar. 
  • Zhvillimi i përgjegjësive tona ndër-kurrikulare duke dizajnuar kornizën digjitale të kompetencës derisa mbahet inercioni në lidhje me shkrim-leximin dhe njehsimin.
  • Mundësimi që gjuha uellsiane të lulëzojë për të siguruar që ata që flasin gjuhën uellsiane apo e marrin gjuhën herët në jetë mund të ndjekin të gjitha aspektet e kurrikulës pemës mediumit të gjuhës uellsiane, ndërsa ata që mësojnë gjuhën mund të arrijnë progres drejt përdorimit të gjuhës në mënyrë të besueshme në kontekste të ndryshme. 
  • Zhvillimi i kornizës së re të vlerësimit që prioritarizon vlerësimin e mësim-nxënies dhe harmonizon aranzhimet e vlerësimit me katër qëllimet e kurrikulës dhe rezultatet e arritjes në kuadër të secilës AoLE.
  • Ngritja e kapaciteteve të të gjithë praktikuesve dhe udhëheqësve, duke përfshirë aftësinë për të reflektuar dhe vlerësuar praktikën e tyre vetjake, për të dizajnuar dhe krijuar kurrikulën relevante sfiduese dhe stimuluese dhe për të aplikuar parimet dhe praktikat e përshtatshme pedagogjike.
  • Krijimi i sistemit konstruktiv dhe të fortë të llogaridhënies që mbështetë të katër qëllimet.

Për kë është kjo? 

Të gjithë fuqinë punëtore në arsim, partnerët qeveritar dhe kombëtar, duke përfshirë autoritetet lokale dhe konsorciumet e tyre rajonale, sindikatat e fuqisë punëtore, autoritetet dipqezane, trupat drejtues dhe Estyn. 

Shënim: Përderisa reforma e kurrikulës është synuar për institucionet Uellsiane, mësimet që mund të nxirren nga ky plan dhe fushëveprim për adaptim mund të pranohen dhe të shfrytëzohen nga kushdo që punon në arsim tani.

Ju mund të lexoni gjithashtu raportin fillestar të Ardhmeve të Suksesshme të profesorit Donaldson, i cili ka çuar në zhvillimin e këtij plani për kurrikulë.

Linke të jashtme