Shërbimi për Përmirësim të Nxënies dhe Aftësive (LSIS) ka zhvilluar një udhëzues jashtëzakonisht gjithëpërfshirës për të drejtuar ridizajnimin e kurrikulës në shkallë të gjerë, duke inkurajuar lexuesit që të analizojnë dhe të reflektojnë lidhur me kurrikulën e tyre aktuale, ofrimin e ideve duke prekur kapitujt që sillen nga roli i udhëheqësve në ridajnimin e kurrikulës deri në fillimin e punës për ridizajnimin e kurrikulës suaj vetjake.

Ky udhëzues mund të shkarkohet falas më poshtë, por ja më shumë informata lidhur me atë se çfarë mund të prisni që të gjeni:

Për kë është ky udhëzues?

Edhe pse udhëzuesi është synuar kryesisht për udhëheqësit e lartë dhe menaxherët me përgjegjësi strategjike për dizajnim të kurrikulës, ai gjithashtu do të jetë me interes për menaxherët e mesëm dhe ekspertët.

Çfarë ofron udhëzuesi?

Me mbi 53 faqe, ky udhëzues ofron diskutime reflektuese lidhur me ridizajnimin e kurrikulës, këshilla të mira për veglat për ndryshim dhe një numër të madh të rasteve të dëshmuara studimore për t’u inspiruar. 

Përmbajtja e plotë përfshin:

  • ridizajnimin prijës në shkallë të madhe të kurrikulës
  • ndryshimin e kohërave për arsimim të mëtejmë
  • rolin e udhëheqësve në menaxhimin e ndryshimit të kurrikulës
  • ndryshimin e kulturës
  • ndërmarrësinë dhe punësueshmërinë
  • përmirësimin e cilësisë dhe efiçiencës
  • zgjerimin e pjesëmarrjes
  • veglat për ndryshim
  • rolin e teknologjisë në mbështetjen e ndryshimit të kurrikulës
  • ridizajnimin e kurrikulës suaj 
  • mbështetje për menaxhimin e ndryshimit të kurrikulës
  • raste studimore.

Çfarë do të marrë lexuesi nga udhëzuesi?

Në fund të udhëzuesit, ju duhet të jeni në gjendje që të reflektoni plotësisht për kurrikulën aktuale të organizatës suaj dhe të jeni në gjendje që të vlerësoni më mirë se ku është e nevojshme (dhe ku nuk është e nevojshme) që të bëhen ndryshime. Ky udhëzues do t’ju ofrojë një mori veglash të domosdoshme dhe udhëzime të nevojshme për t’ju ndihmuar që të shkoni përpara dhe të shqyrtoni implementimin e këtyre ndryshimeve të reja.

Linke të jashtme