Që nga fillimi i saj në Prill 2016, magazinës sonë për arsim profesional dhe aftësi profesionale i është rritur popullariteti. Tani jemi në pozitë shumë të mirë për të rritur shtrirjen tonë, duke u zgjeruar në më shumë vende dhe më shumë rajone. Këtë muaj ne zgjerohemi në Azinë qendrore. Përveç vendeve aktuale në Ballkanin Perëndimor, edicioni i këtij muaji gjithashtu publikohet në Kazakistan dhe Azerbajxhan.

Si jemi?

Në tre muajt e parë të magazinës ne kemi arritur që të arrijmë pothuajse 40,000 praktikues dhe ndikues nga Ballkani Perëndimor me përmbajtjen tonë. Ne kishim interesim të madh për shumë prej artikujve tonë për arsimin profesional; në veçanti, ato në formën e “këshillave kryesore”. Listave, këshillave dhe udhëzimeve se si të veprohet kanë pasur nivelin më të lartë të interesimit duke arritur numrin më të lartë të “pëlqimeve” dhe “ndarjeve” në media sociale. Ne gjithashtu kemi pranuar dhe publikuar artikuj dhe materiale nga më shumë se 30 institucione dhe profesionistë industrial nga e mbarë MB-ja. Kjo magazinë është përpjekje e përbashkët, me qëllimin e përbashkët të ofrimit të tregimeve të mira, këshillave dhe resurseve për praktikues të arsimit profesional. Këto informata kthyese dhe të dhëna janë thelbësore derisa jemi duke formësuar dhe zhvilluar përmbajtjen e magazinës për t’ju dhënë informatat dhe artikujt që dëshironi ti shihni më së shumti.

Duke ju mbajtur të përfshirë 

Magazina dhe platforma online e bashkëpunimit ofron hapësirë të dedikuar falas dhe mundësi për të ndarë përvojën tuaj, të mësoni nga homologët, të krijoni lidhje ndërkombëtare dhe të krijoni prezencën dhe profilin tuaj ndërkombëtar, dhe ajo është miratuar nga organizatat si Worldskills UK, Education and Training Foundation dhe AoC.

Qëndroni me ne që të lexoni tregimet dhe inovacionet e fundit në sektor dhe të zgjeroni rrjetin tuaj ndërkombëtar profesional të udhëheqësve dhe mësimdhënësve në shkolla profesionale, kolegje dhe universitete – apo madje mund të ndani përvojën dhe ekspertizën tuaj me ne, për të ndihmuar që të vendosni kolegjin tuaj në hartë.

Nëse jeni praktikues që punoni në arsimin profesional dhe keni një tregim për të treguar, apo qasje në përmbajtje interesante, ndihuni të lirë që të na kontaktoni (VEE@britishcouncil.org) për më shumë informata.