Kolegji Rajonal Jug Lindor (SERC) kanë një numër partneritetesh me kompanitë lokale të cilat u ofrojnë studentëve projekte të vërteta. Përmes punës me këto kompani studentët jo vetëm që kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre ndërpersonale, të menduarit kritik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, por këto kompani gjithashtu marrin rezultate të cilat mund të ndihmojnë në kursimin e parave, rritjen e prodhimit dhe qarkullimit dhe kanë mundësinë e zhvillimit të fuqisë punëtore të së ardhmes.

Ja dy raste të mira studimi, ku studentët e SERC kanë pasur mundësinë që të punojnë me Coca Cola dhe Royal Mail, duke ofruar zgjidhje të suksesshme për probleme të vërteta.

Coca-Cola HBC Irlandë e Veriut

Qëllimi i projektit

Për të ndihmuar në përmirësimin e efiçiencës së shfrytëzimit të ujit në procesin e ambalazhimit, nga studentët është kërkuar që të përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre inxhinierike për të projektuar një zgjidhje të mundshme për të ndihmuar në kontrollimin e rrjedhës së ujit. 

Plani i projektit

Duke punuar në partneritet me ekipin e inxhinierëve të Coca-Cola HBC Irlandë e Veriut, dy studentët krijuar një sistem i cili ndërprenë rrjedhën e ujit kur nuk në linjën nuk detektohen kanaçe për më shumë se dhjetë sekonda, ndërsa e lëshon prapë rrjedhën në momentin e detektimit të kanaçeve. Në program ishte inkorporuar një kohëmatës i mençur për të matur kohëzgjatjen për secilën ndërprerje të ujit, për të treguar kursimet në përdorimin e ujit që do të bëheshin nga kjo zgjidhje.

Vlerësimi i projektit

Coca Cola përgëzoi studentët për këtë zgjidhje inovative: “Ne jemi shumë të impresionuar me cilësinë e punës së studentëve dhe zotësinë e tyre për të aplikuar njohurinë e tyre në një skenar të vërtetë në vendin e punës. Kjo përvojë do t’i mbajë ata në një pozitë të mirë kur të aplikojnë për vende pune në të ardhmen. Është me rëndësi që të rinjtë të kuptojnë që nuk janë vetëm njohuritë e tyre që janë të rëndësishme në vendin e punë, por edhe shkathtësitë e tyre, kreativiteti dhe qëndrimi”. – Martin McNeill, Menaxheri i Projekteve Elektronike në Coca Cola.

Shkathtësitë e fituara

• pjesëmarrja në takime

• puna në ekip

• përvojë praktike industriale

• aftësi në menaxhim të projekteve.

Rezultati i projektit 

Coca-Cola HBC Irlandë e Veriut aktualisht është duke zhvilluar një zgjidhje të bazuar në konceptin e krijuar nga dy studentët dhe shpreson që kjo do të krijojë rritje të kursimeve të ujit, që do t’i shtohen proceseve ekzistuese të kompanisë për prodhim të qëndrueshëm.

Këshilla për studentët tjerë

“Është shumë mirë për të pasur përvojë praktike dhe unë kam qenë në gjendje teorinë që kam mësuar në vitin e parë ta përdori në praktikë. Ne të dy, Jonathan dhe unë, gjithashtu kemi pasur mundësinë që të zhvillojmë aftësitë tona për menaxhim të projekteve. Unë do të vazhdoj në nivelin Diplomë e Lartë Kombëtare në Inxhinieri në SERC vitin e ardhshëm dhe shpresoj që të punoj në më shumë projekte industriale”. - Jonathan Hamill, student

Royal Mail

Sisteme të mençura për matjen e peshës së çantave

Në partneritet me ekipin e inxhinierëve në Royal Mail, studentët projektuan dhe krijuar një sistem inovativ matës të peshës të ekuilibruar me susta për klasifikimin e pakove të vogla si pjesë e zgjidhjes për shëndetin dhe sigurinë. Sistemi inovativ u mundëson operatorëve që me efikasitet të mbushin çantat e postës deri në 11 KG, peshën e sigurt të lejueshme, përmes përdorimit të një grupi të shufrave sensore të peshës së ngarkesës të projektuara për të ofruar një metodë më të sofistikuar të tregimit të peshës duke larguar gjithashtu rrezikun e nisjes në kohë kritike. Një sensor i mençur është inkorporuar në program për të matur shpejtë dhe me lehtësi peshën e secilës çantë, duke zvogëluar dukshëm rrezikun e trajtimin me dorë dhe duke rezultuar në kursime në punë të përsëritura dhe kontrollime të sigurisë.

Sistemi i kategorizimi përmes njohjes së zërit

Një pajisje e zhvilluar nga studentët Kyle Turner dhe Rory McCutcheon i cili shfrytëzon një sistem të aktivizuar përmes zërit si pjesë të një zgjidhjeje efiçiente ka marrë reagime pozitive nga kompania. Sistemi inovativ u mundëson operatorëve që me efikasitet të klasifikoj shkronjat dhe të zvogëlojë gabimet në lexim për t’u shtuar efekteve ekzistuese efiçiente postare të kompanisë. Shpikësit e rinj projektuan dhe zhvilluar një prototip funksional të një sistemi të njëhershëm i cili është programuar për zërin e një individi, për të njohur komandat hyrëse. Sistemi i mençur i njohjes së zërit është inkorporuar në program për të identifikuar secilin zonë postare shpejtë dhe lehtë, duke rezultuar kështu kursime dhe duke zvogëluar rrezikun e gabimeve në kohë kritike.

Rezultati i projektit

Royal Mail aktualisht janë duke zhvilluar një zgjidhje të bazuar në konceptin e krijuar nga studentët dhe shpresojnë që kjo do të integrohet fillimisht në qendrën e procesimit në Mallusk. Kjo do të përmirësojë sigurinë dhe efiçiencën dhe do të rezultojë në kursime, duke iu shtuar proceseve ekzistuese efiçiente postare të kompanisë.

Këshilla për studentët tjerë

“Ishte shumë mirë që morëm mundësinë për të punuar me Royal Mail, i gjithë projekti ishte një përvojë fantastike për ne dhe do të duket shumë mirë në CV-të tona. Gjithashtu, fakti që kemi fituar një çmim për projektin tonë na ka dhënë besim të vërtetë në aftësinë tonë inxhinierike. Ne gjithashtu patëm mundësinë që të zhvillojmë aftësitë tona për menaxhim të projekteve që do të na ndihmojë në punën në kurset tona”. - Scott Elliott, student

Këtu mund të shikoni një video intervistë të shkurtër me Chris Lees, Menaxher në Royal Mail, lidhur me mendimin e tij për projektin dhe përfitimet nga të punuarit me studentët e SERC. 

Kolegji Rajonal Jug Lindor është kolegj i Arsimit të Mëtejmë që gjendet në Irlandën e Veriut dhe ofron kurse me orar të pjesshëm dhe të plotë. Më shumë informata për kolegjin dhe projektet e tyre mund të gjeni në uebfaqen e tyre.