Të kuptuarit se si të përdoret teknologjia është e thjeshtë, por të kuptuarit se si të integrohet ajo në zhvillimin e studentëve mund të jetë çelësi i suksesit. A mund të bëjë më shumë sektori i aftësive me teknologjinë për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive për punësueshmëri të studentëve?

JISC na kanë mundësuar që të ndajmë raportin e tyre shumë gjithëpërfshirës për punësueshmërinë dhe rolin e teknologjisë. Ky studim ofron një analizë fillestare të rolit të teknologjisë në mbështetjen e zhvillimit të aftësive të studentëve për punësueshmëri. Ai synon të ofrojë një pasqyrë të aftësive kyçe të cilat i kërkojnë punëdhënësit dhe të mundësive të ofruara nga universitetet dhe kolegjet për ofruar ato aftësi. 

Raporti i plotë mund të qasat falas, bashkë me këto resurse shtesë:

  • përmbledhjen prej 20 faqesh të raportit – Duke mbuluar konceptet e njëjta themelore dhe idetë kyçe, ky dokument është një thjeshtësim i raportit të plotë që mund të përdoret për referim të shpejtë dhe për të pasur një pasqyrë të përgjithshme të projektit.
  • dhjetë raste studime shtesë për arsimin – dhjetë raste studimi të nxjerra nga kolegjet dhe organizatat në EM dhe sektori i aftësive për të rriturit, ofrojnë disa shembuj fantastik të aktivitetit të dizajnuar për të përgatitur studentët që të jenë në gjendje të demonstrojnë punësueshmëri në kuptimin e saj më të gjerë. 

Çfarë mund të prisni që të gjeni në raport?

Raporti i plotë është i ndarë në kapituj, ku secili eksploron një gjetje të ndryshme nga raporti dhe përmban sugjerime lidhur me atë se si mund të përmirësohen praktikat derisa vazhdohet më tutje. 

Ja kapitujt që gjenden në raport bashkë me shembuj të vogël të përmbajtjes së tyre:

1. Hyrje

Mbulon historikun, qëllimin e studimit, metodologjinë dhe të dorëzueshmet.

2. Studimi ka identifikuar kate sfida kyçe

Disa nga këto sfida janë:

  • teknologjia nuk është duke u shfrytëzuar sa duhet për punësueshmëri
  • llojllojshmëria në resurse për të mbështetur institucionet në përdorimin e teknologjisë për punësueshmëri.

3. Institucionet janë duke përdorur teknologjitë në pesë mënyra kyçe për të mbështetur punësueshmërinë e studentëve

Mënyrat kyçe përfshijnë komunikimet digjitale dhe angazhimin me punëdhënës dhe zhvillim të aftësive të punësueshmërisë të përmirësuar përmes teknologjisë

4. Ekipet e programit nga tri drejtime mund të përmirësojnë praktikat

Këshillat përfshijnë: Punësueshmëria gjatë gjithë jetës në botën digjitale duhet të jetë zotësia themelore e studentëve – me studentët e nxitur që në fazat e hershme të marrin në dorë pronësinë.

5. Përpilimi i indikatorëve të praktikës së mirë në dy fusha kyçe

Praktikat e mira në dizajnin e programit dhe mbajtja e tyre për të inkorporuar punësueshmërinë dhe teknologjinë në punësueshmëri.

6. Institucionet mund të përgatiten më mirë për mbështetjen e praktikave të mira në teknologji për punësueshmëri në pesë mënyra kryesore

Shembujt për përgatitjen e mbështetjes së praktikave të mira përfshijnë:

  • zhvillimin profesional të personelit në lidhje me punëshueshmërinë dhe teknologjinë për punësueshmërinë 
  • përmirësimi i komunikimit dhe bashkëpunimeve për të shtyrë ndryshimin në teknologji për punësueshmëri.

7. Trupat sektorial potencialisht mund të mbështesin institucionet në gjashtë mënyra kryesore

Këto përfshijnë:

  • resurset e sektorëve – zhvillimi i resurseve koherente të sektorëve të synuara për nevojat e ndryshme të palëve të interesit që u ofrojnë informata dhe i informojnë palët e interesit për zhvillimin e punësueshmërisë së studentëve.
  • hapësirat për bashkëpunim online në sektor – zhvillimi i hapësirave për bashkëpunim online për të mbështetur angazhimin ndërmjet palëve të interesit në sektor. 

JISC është organizatë joprofitabile e MB-së për arsim të mëtejmë, arsim të lartë dhe për sektorin e aftësive, për shërbimet dhe zgjidhjet digjitale. Mund të gjeni më shumë informata për ta dhe punën që ata e bëjnë në uebfaqen e tyre.

Linke të jashtme