Çfarë ndodhë kur studentët tuaj nuk sigurojnë një punë praktike? Kolegji Rajonal Jug Lindor (SERC) është i përkushtuar që të sigurojë që studentët ende të kenë mundësinë që të marrin përvojë pune dhe të zhvillojnë aftësi shtesë për t’i përgatitur për botën e punës.

Zbuloni se si ky kolegj i Irlandës së Veriut ka trajtuar këtë çështje duke siguruar që studentët e tij kanë mundësinë që të përfshihen në një mjedis të vërtetë të kompanisë, e madje edhe të udhëheqin konferencën e tyre.

SERC Wood – Kompania e studentëve të SERC

Cili ishte qëllimi i kompanisë?

SERC Wood është themeluar në mars të vitit 2013 për t’u ndihmuar studentëve që të zhvillojnë aftësitë e tyre për biznes dhe të aplikojnë trajnimin e tyre për mobilieri për kualifikimin e tyre, në mënyrë që të përgatiten për botën e punës.

Ajo ishte iniciuar përmes një grupi nga katër studentë të vitit të tretë të cilit ishin duke punuar në përfundimin e Diplomës së Nivelit 3 në Zdrukthëtari dhe Mobilieri. Këta studentë kishin përfunduar dy vite në programin “Trajnimi për sukses”, por nuk kishin pasur sukses në marrjen e vendit për punë praktike.

Tutori i tyre ishte entuziast që studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për biznes, në mënyrë që ata të aplikojnë trajnimin e tyre për mobilieri për kualifikimin e tyre dhe që të përgatiten për botën e punës. Kjo u ofroi studentëve një mundësi që të marrin përvojë në udhëheqjen e një kompanie të vërtetë. 

Produktet e tyre ishin prodhuar nga druri i ricikluar që ishte përdorur për qëllime të trajnimit praktik në departamentin për Zdrukthëtari dhe Mobilieri. Në aspektin operativ të kompanisë, nxënësve iu është dashur që të punojnë si ekip në dizajnin e produktit, prodhimin dhe kontrollimin e cilësisë.

Cilat ishin rezultatet e projektit?

Studentët filluan me projektimin e kutive për mbjellje nga druri dhe kutive për mbjellje në dritare për t’u përgatitur për Panairin Tregtar në Downpatrick, ku ata dëshironin që të prezantonin produktet e tyre. Ata gjithashtu patën një lotari për kutinë për dritare. Aftësitë që ata ishin në gjendje që të shfaqnin ishin:

  • aftësitë e komunikimit – Atyre iu desh që t’u drejtohen njerëzve për t’i pyetur nëse do të dëshironin që të blejnë bileta për lotarinë. 
  • aftësitë e ndërveprimit me njerëzit – Njerëzit vinin për t’i pyetur lidhur me produktet e tyre. Atyre iu desh që të jenë në gjendje të flasin me ta dhe të përgjigjen në pyetje.
  • aftësitë e punës ekipore – Atyre iu desh që të punojnë si ekip që të projektojnë produktet dhe që të sigurohen që secili të kryente detyrën e caktuar për ta.
  • aftësitë për të dëgjuar – Të dëgjuarit e asaj se çfarë dëshiron konsumatori dhe të qenit në gjendje për t’u përgjigjur në një mënyrë efektive
  • aftësitë organizative – Të siguruarit që ata kishin bërë të gjitha përgatitjet për Panairin Tregtar dhe të qenit në dijeni se kush do të bëjë çka në kohën e duhur, si dhe të siguruarit që stenda të bie në sy dhe të tërheqë njerëzit që të afrohen dhe të flasin me ta.
  • aftësitë prezantuese – Studentëve iu desh që të jenë të veshur mirë dhe të rregulluar.

Panairi Tregtar doli të ishte një përvojë mësimi për studentët meqë atyre iu desh të tregojnë besim në produktet e tyre dhe iu desh që të arrijnë shitje. Ata pranuar shtatë porosi dhe u shfaq një interesim i madh nga pjesëtarët e personelit të SERC, duke iu dhënë studentëve inkurajim për të marrë pjesë në ngjarje tjera. 

Mentori Komercial i SERC, para Panairit Tregtar, mbajti një sesion trajnimi me studentët lidhur me kujdesin për konsumatorë për të siguruar që ata të jenë në gjendje që të takojnë dhe të përshëndesin konsumatorët në mënyrë miqësore dhe për të siguruar që konsumatori i tyre të jetë gjithnjë i kënaqur pas përmbylljes së marrëveshjes.

Studentët gjithashtu patën mundësinë që të përpilojnë një plan të shkurtër biznesi për t’u dhënë atyre përvojë lidhur me informatat që do të ishin të nevojshme nëse do të mendonin seriozisht të vazhdonin me “Fillimin e biznesit të tyre” në të ardhmen.

Konferenca e udhëhequr nga studentët

Konferenca për avancimin e shkencës dhe teknologjisë (CAST), dhe Konferenca për avancimin e studimeve profesionale (CAPS) nxisin të gjithë studentët e rregullt të cilët kanë qenë pjesë e vendosjeve në pozita për punë praktike apo projekte industriale apo profesionale që të ndajnë gjetjet nga kjo përvojë me bashkëmoshatarët dhe personelin.

Në fund të majit 2016, studentët e inxhinierisë prodhuese dhe elektronike, shkencës, arteve performuese, kompjuterëve dhe terapisë për bukuri prezantuan në konferencat vjetore.

Qëllimet kryesore të pjesëmarrjes së studentëve janë që:

  • të ofrohen mundësi për të ndarë praktikat më të mira në projekte industriale dhe profesionale nëpër shkolla
  • të zhvillohen aftësi të nivelit më të lartë të studentëve dhe aftësi punësimi 
  • të inkurajohet përdorimi i projekteve të vërteta për të zgjeruar aftësitë e studentëve për kërkim 
  • të përgatiten studentët për prezantime në gara të jashtme.

Ose në ekipe ose individualisht, nga studentët kërkohet që të mbajnë një prezantim dhjetë minutësh të projektit ku vihen në pah qëllimet, metodologjia, rezultatet e kërkimit dhe gjetjet.

Roli i studentëve është që të prezantojnë projektin, të marrin pjesë diskutim me panelin, të dëgjojnë prezantimet tjera të projekteve nga grupi i tyre dhe më pas të japin reagimin e tyre.

Zhvillimi i aftësive të transferueshme përmes temave që janë relevante në aspektin profesional në “Kompaninë Teatrale Ombrella nga Xhami” dhe “Projekti im në radio” është vlerësuar në mënyrë koncize, duke demonstruar qartë se si këto aktivitete kurrikulare tregojnë që SERC është i drejtuar nga ekselenca dhe u ndihmon studentëve që të bëhen më të mirë.