Pjesa më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar po sheh ndryshime të thella në arsimin profesional, me standarde të reja të mësimit praktik, me një detyrim (taksë) për shumë punëdhënës dhe futja e kualifikimeve të reja profesionale për të rinjtë. Drejtoresha e Politikave në Federatën së Sektorit të Aftësive(shkathtësive) dhe Standardeve të Sektorit të Industrisë Ana Cavilla shpjegon se si organizata e saj po ndihmon për të siguruar informacion dhe mbrojtje për të gjithë aktorët.

Pamja e arsimit dhe aftësimit profesional duket të jetë në një gjendje të vazhdueshme ndryshimi. Ka mjaftë punë për të mbajtur zënë ofruesit e trajnimit dhe punëdhënësit:

• standardet e reja të mësimit praktik
• futja e një detyrimi (takse) për mësim praktik për punëdhënësit, dhe
• kualifikimet e reja terciare ('T-Nivelet') do të jenë online në 2019.

Megjithatë, disa gjëra themelore nuk ndryshojnë - komunikimi ndërmjet punëdhënësve dhe ofruesve të trajnimit mbetet jetik. Për punëdhënësit është e thjeshtë - ata kanë tendencë të kenë dy pyetje:

• A është ky trajnim i huhur për forcën time punëtore?

• Si mund të përcjellë se çfarë po ndodh?

Por nuk është gjithmonë e mundur apo e dëshirueshme për ofruesit e trajnimit që t'i përgjigjen këtyre.

Organet e Sektorit të Aftësive mbeten të lidhura ngushtë me zhvillimin, projektimin dhe shpërndarjen e programit të reformuar të punës praktike në Angli. Ato sigurojnë bazën për diskutime formale që zhvillohen midis shumë punëdhënësve dhe ofruesve të trajnimit. Ata punojnë me ta në grupet e reja Trailblazer dhe sigurojnë që standardet e reja të Punës praktike të reflektojnë, aty ku është e mundur, Standardet Kombëtare të Punësimit. Kjo ndihmon transferimin dhe bartjen për punonjësit. Ata mund të ndihmojnë për t'iu përgjigjur pyetjes së parë.

Me futjen e detyrimit (taksës) së Mësimit Praktik(stazhit) për punëdhënësit më të mëdhenj dhe bashkëinvestimin e pritshëm prej 10 përqind nga paguesit jo-taksues, punëdhënësit kërkojnë konsumatorë të trajnimit dhe duan të dëgjohen. Punëdhënësit tani janë blerës aktivë si të trajnimit ashtu edhe të vlerësimit në programin e reformuar të mësimdhënies, i cili është një kompleksitet i shtuar.

Kjo krijon një sërë pyetjesh të ndryshme:

1. Cila është organizata më e mirë për të vlerësuar praktikantët e mi në mënyrë efektive?
2. A punojnë ata me ofruesin e trajnimit tim të preferuar?
3. Sa shpesh i drejtojnë qendrat e vlerësimit ose ofrojnë vlerësime në nivel lokal?
4. Si do ta di se ata kanë staf kompetent dhe të kualifikuar që e kuptojnë industrinë time?

Në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur një organ profesional (Shoqëria e Vlerësuesve), The Assessors Guild, që është Organ Profesional për Vlerësuesit. Synon të sigurojë që vlerësimi dhe vlerësuesit e të gjithë trajnimit të arrijnë standardet e larta që priten nga nxënësit dhe punëdhënësit. Është një organ anëtarësimi që do të sigurojë që anëtarët e saj të jenë kompetent për të kryer punën e tyre, duke siguruar standardizimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Pyetja e dytë rreth asaj se çfarë trajnimi po zhvillohet mund të përgjigjet duke përdorur ACE360. Është një depo e sigurtë e të dhënave që lidh shumë burime të të dhënave dhe paraqet pikëpamje unike varësisht nga përdoruesi. Pra, një punëdhënës mund të ndjekë progresin e nxënësit të tyre, pa marrë parasysh përmbajtjen e studimit.

Ndërkohë që problemi i angazhimit efektiv të punëdhënësve mbetet i mprehtë, Federata për Sektorin e Aftësive (shkathtësive) dhe Standardeve (përmes Rrjetit të oraganeve të aftësive të sektorit, Shoqërisë së Vlerësuesve - The Assessors Guild dhe ACE360) mbetet e bindur se ajo mund të ndihmojë të dytë, ofruesit e trajnimit dhe punëdhënësit gjatë kësaj periudhe ndryshimi në mënyrë që të ofrojë trajnim cilësor dhe vlerësim rigoroz.

Linke të jashtme