Drejtori dhe kryeshefi ekzekutiv i Kolegjit të Bostonit Jo Maher shpjegon pse garat e aftësive janë të vlefshme për studentët dhe punëdhënësit në Britani të Madhe.

Të gjitha bizneset janë konkurruese pavarësisht nga arsyeja. Në garën për të ndërtuar profit, për të qenë i pari në treg me një produkt të ri, për të ofruar cilësinë më të lartë ose shërbimin më të mirë, bizneset më të forta përfitojnë nga punësimi i stafit të cilët janë në gjendje të pranojnë mentalitetin konkurrues. Prandaj, nuk është e çuditshme që në analizën e të dhënave OfstedWorldSkills UK zbuloi se studentët e kolegjit që i kanë pranuar garat konkuruese kanë më shumë gjasa të shkëlqejnë sesa ata që nuk i pranojnë.

Garat konkuruese të aftësive ndihmojnë studentët të zhvillojnë shkathtësitë e mëtejshme kyçe të punësimit në:

  • punën ekipore efektive
  • komunikimi me të tjerët
  • zgjidhja e problemeve dhe
  • menaxhimi i kohes.

Nxënësit gjithashtu zhvillojnë aftësi të vetbesimit dhe krijimit të rrjetit, të cilat janë të dobishme në karrierën e tyre të ardhshme. Më e rëndësishme, mundësitë e zgjërimit të aftësive të cilat garat i ofrojnë studentëve ndihmojnë zhvillimin e nivelit të lartë të shkathtësive teknike përmes plotësimit të aktiviteteve shtesë.  Ambienti i konkurrencës promovon mundësinë që studentët të prodhojnë punë me cilësi edhe përtej nivelit të tyre të kualifikimit. Përmes nxitjes së zgjerimit të përvojave dhe aftësive të studentëve, studentët fitojnë vetbesim duke demonstruar se mund të përmbushin standardet e industrisë.

Në kolegjin e Bostonit, studentët tanë kanë përfituar nga garat e aftësive dhe më e rëndësishmja që punëdhënësit tanë kanë përfituar nga kjo qasje. Steve Garrard, drejtor në Multi-Plumb, tha: "Që kur morëm pjesë në konkurs, praktikanti ynë është bërë më i entuaziast për të mësuar aftësi të reja. Ai ka fituar vetbesim në aftësitë e tij, i cili është në një nivel më të lartë se sa mendonte më parë. Kompania ka përfituar nga kjo pasi që ai/ajotani mund të të kryej një shumëllojshmëri të punëve dhe të kryej ato me një standard të lartë." Faktori i theksuar për punëdhënësit është se përmirësimi i motivimit të nxënësve dhe aftësia e tyre për t'u rikuperuar nga pengesat që rezultojnë në nivele më të larta të suksesit dhe vetbesimit. Gjej ndonjë industri që nuk do të duan një anëtar të stafit me ato tipare.

Ofsted është zyra për standardet në arsim, shërbimet e fëmijëve dhe aftësitë. Ajo inspekton dhe rregullon shërbimet që ofrojnë arsim dhe shkathtësi për nxënësit e të gjitha moshave.

WorldSkills UK është për të ndihmuar të rinjtë të shkojnë më tej, më shpejt në karrierën e tyre, duke fituar aftësitë që punëdhënësit kanë më shumë nevojë. Kjo përfshin garat e aftësive dhe iniciativat e tjera të mëdha që tregojnë rastin e përfitimeve të arsimit profesional.

Linke të jashtme