Aplikoni për financim Hornby dhe ndihmoni mësuesit e gjuhës angleze në komunitetin tuaj lokal të fitojnë mundësi të vlefshme të zhvillimit profesional. Qëllimi i financimit është të stimulojë zhvillimin profesional përmes shkëmbimit të njohurive, trajnimit të aftësive dhe sigurimit të burimeve, kudo që të jetë e mundur shfrytëzimi dhe forcimi i rrjetit Alumni Hornby dhe rrjeteve të tjera mësimore lokale dhe rajonale.

Propozimi juaj mund të ketë të bëjë me organizimin e punëtorive, seminareve, konsultimeve, shkëmbimeve dhe kurseve, përfshirë kurset e mësimit në distancë. Fokusi i propozimit duhet të jetë gjithnjë në aktivitete sesa në blerje kapitale. Mbështetja maksimale financiare është £1500 për propozim individual.

Për të mësuar më shumë rreth mënyrës së aplikimit, ju lutemi shkarkoni udhëzimet e aplikimit më poshtë. Vini re se afati i regjistrimit është 20 Tetor 2019.

  • Hornby Funding Guidelines (Microsoft Word 90KB)