Job opportunites

Momentalisht nuk ka vende të lira pune në Këshillin Britanik

British Council krijon mundësi ndërkombëtare për popullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve tjera, si dhe ndërton besueshmëri në mes këtyre vendeve në nivel ndërkombëtar. Ne punojmë në më se 100 vende të botës, në vazhdimësi duke ofruar mundësi ndërkombëtare. Çdo vit ne punojmë me miliona njerëz, duke i lidhur ata me Mbretërinë e Bashkuar, duke shkëmbu përvoja kulturore dhe duke i ofruar vlerat më atraktive të MB’së, si: Anglishten, Artin, Arsimin dhe mënyrat tona të jetesës dhe organizimit të shoqërisë. Ne kemi më shumë se 75 vite përvojë në këto fusha.

Mundësitë e barabarta

British Council është i përkushtuar në politikën e mundësive të barabarta, andaj ne mirëpresim aplikues nga të gjitha shtresat e komunitetit. Ne punojmë që mos të ketë diskriminim në baza gjinore, të moshës, fesë apo besimit, aftësive të kufizuara, orientimit seksual apo në baza tjera.

Mbrojtja e fëmijëve

Politika jonë për mbrojtjen e fëmijve është obligative për tërë stafin e British Council. Ne punojmë për mbrojtjen e fëmijëve. Aplikuesit do të vlerësohen edhe në përshtatshmërinë e tyre për të punuar me fëmijë.

Privatësia

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen konform rregullave të politikës tonë të privatësisë të cilën mund ta lexoni online

See also