AFATI I APLIKIMIT: 16 shkurt 2018 |ora 13.00 

Nëse jeni mësues i gjuhës angleze jashtë Mbretërisë së Bashkuar, ju mund të aplikoni për burast e Trustit Arsimor A.S. Hornby, të cilat jepen çdo vit për studime Master në mësimdhënien e gjuhës angleze (ELT) në Universitetin e Warwick. Bursa mbulon studimet nga Tetori 2018 deri më Shtator 2019.

Bursa mbulon të gjitha shpenzimet në Mbretërinë e Bashkuar që përfshin një bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e banimit dhe të jetesës, tarifat e studimit dhe biletat e kthimit me avion, kostot e vizës dhe provimit IELTS.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Kandidatët e përshtatshëm duhet të kenë të paktën 2 vjet përvojë pune me kohë të plotë si mësuses të gjuhës angleze dhe një diplomë universitare. Kandidatët duhet të kenë gjithashtu edhe nivelin e zotërimit të gjuhës angleze të kërkuar nga universiteti. Zakonisht kjo vlerësohet sipas IELTS - kandidatëve u duhet të kenë pikët e përgjithshme 6.5, me jo më pak se 6.0 në secilën prej kategorive dhe 6.5 për shkrimin. Bursat Hornby kanë si qëllim të mbështesin mësuesit e gjuhës angleze me përvojë, të cilët e kanë potencialin për të dhënë një kontribut të rëndësishmën në të ardhmen për mësimdhënien dhe mësuesit e gjuhës angleze në vendet e tyre. 

PROCESI I PËRZGJEDHJES

Kandidatët përzgjidhen sipas një procesi me katër faza. Në fazën e parë vlerësohet cilësia e formularit të aplikimit. Në fazën e dytë, kandidatët e përzgjedhur ftohen për një intervistë në zyrën e British Council në vendin e tyre të origjinës. Në fazën e tretë, kandidatët e përzgjedhur aplikojnë në universitet. Në fazën e katërt, kandidati i suksesshëm pranohet nga universiteti. Vetëm në këtë fazë kandidatit i konfirmohet dhënia e bursës.  

SI TË APLIKONI?

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për bursën Hornby, ju lutem vizitoni faqen tonë our global TeachingEnglish ku mund të gjeni më shumë informacion dhe dokumentin "Informacion për Kandidatët e Bursës Hornby". Ju lutem mblidhni të gjithë informacionin e përcaktuar në dokument përpara se të filloni aplikimin në internet, sepse ju nuk mund ta lini aplikimin përgjysëm e të ktheheni e ta përfundoni në një moment tjetër. 

Linke të jashtme