IELTS

Regjistrimi dhe pagesa

Q: Si mund të regjistrohem për testin IELTS?
A: Ju mund të regjistroheni vetëm përmes internetit në faqen tonë zyrtare tek pjesa Rezervo taniNë faqen tonë ju mund të shihni se cilat testime të IELTS ne ofrojmë: IELTS, UKVI IELTS dhe Life Skills A1 dhe B1.

*Vini re që ju duhet të konfirmoni se cili test i IELTS ju duhet për qëllimin tuaj para se te bëni një rezervim.

Q: Çfarë dokumenti më duhet për tu regjistruar për IELTS?
A: Ju duhet që të posedoni një pasaportë ( që nuk i ka kaluar afati) ju nuk duhet që të bashkangjitni foton tuaj në aplikim.
Vini re që ju nuk mund të bëni një rezervim për testin me patentë shoferi ose pasaportë/kartë identiteti të dëmtuar.

Q: Sa kushton IELTS?
A: 
'IELTS ka një tarifë të caktuar për testin e saj. Ju mund të shikoni tarifat për secilin test të IELTS në adresën më poshtë: https://www.britishcouncil.al/exam/ielts/dates-fees-locations

Q: Si duhet të paguaj për testin?
A: Ju mund të paguani përmes transfertës bankare, apo përmes internetit për IELTS standard dhe UKVI, ndërkohë për testin Life Skills A1 dhe B1 vetëm përmes internetit me kartë krediti. 

Q: Si mund të paguaj përmes internetit për IELTS?
A: Pagesa mund të bëhet përmes portalit të kandidatit, brënda pesë ditëve nga data e regjistrimit.

Q: Ku mund ta shoh orarin e testit që kam regjistruar? 
A: Për orarin e testin që keni regjistruar do të njoftoheni me email 5-7 ditë para dhënies së testimit. 

Q: Cilat institucione e njohin IELTS?
A:
 ELTS njihet nga më shumë se 10,000 organizata në të gjithë botën. Duke përfshirë universitete, departamente të imigracionit, agjenci qeveritare, organe profesionale dhe kompani shumëkombëshe.

Q: Pse janë dy versione të testit IELTS?
A: Ekzistojnë dy lloje të testit IELTS: Testi i Përgjithshëm IELTS dhe   Akademik. Testi Akademik IELTS është për kandidatët që aplikojnë për arsim të lartë ose regjistrim profesional në një mjedis anglishtfolës. Ajo pasqyron disa nga tiparet e gjuhës akademike dhe vlerëson nëse jeni gati të filloni studimin ose trajnimin. Testi i Trajnimit të Përgjithshëm IELTS është për ata që shkojnë në vendet anglishtfolëse për arsimin e mesëm, përvojën e punës ose programet e trajnimit. Alsoshtë gjithashtu një kërkesë për migrim në Australi, Kanada, Zelandën e Re dhe MB. Testi përqendrohet në aftësitë themelore të mbijetesës në kontekste të gjera sociale dhe në vendin e punës. Të dëgjuarit dhe të folurit janë të njëjta për të dy testet, por lënda e seksioneve Leximi dhe Shkrimi ndryshon në varësi të testit që jepni.

Q: Cili version më duhet?
A: Lexoni më shumë për të dyja versionet (IELTS Akademik dhe General) në https://takeielts.britishcouncil.org/take-ielts/what-ielts. Organizatat individuale kanë kërkesa të ndryshme. Sigurohuni që të kontrolloni se cili test IELTS njeh organizatën për të cilën po aplikoni. Vini re se duhet të dini se cilin version duhet të merrni kur të plotësoni formularin e aplikimit në internet. 

Q: Çfarë formati ka testi IELTS dhe sa zgjat?
A: Testi përmban katër pjesë Dëgjimi ( 30 minuta), Leximi ( 60 minuta), Shkrimi ( 60 minuta) dhe Të folurit ( 11-14 minuta). Testi zgjat 2 orë e 40 minuta. Do të bëni tre pjesët e para të testit në të njëjtën ditë, në rendin vijues: Dëgjimi, Leximi dhe Shkrimi (nuk ka ndërprerje midis këtyre pjesëve).Testi juaj i të folurit mund të ofrohet në të njëjtën ditë me seksionet e tjera të testit, ose deri në një javë para ose dy ditë pas.

*Do të merrni një njoftim paraprakisht nëse testi juaj i të Folurit mbahet një ditë tjetër e jo në ditën kryesore të testimit.

Q: Ofroni kurse përgatitore për IELTS?
A: 
Ne nuk ofrojmë kurse përgatitore për testin e IELTS, për më shumë ne nuk ofrojmë kurse të mirëfillta të gjuhës me mësues, por ne ju ndihmojmë me burimet tona që i ofrojmë përmes internetit të cilat i gjeni në faqen tonë zyrtare.

Q: Si ta anulloj testimin që kam regjistruar?
A: 
Nëse e anuloni testin IELTS deri në pesë javë përpara datës së testimit, do të merrni një rimbursim minus tarifën administrative prej 25% të tarifës së testit. Nëse e anuloni testin IELTS brënda pesë javë përpara datës së testimit atëherë ju nuk do të rimbursoheni. Ju mund të rimbursoheni vetëm nëse dorëzoni vërtetim mjekësor origjinal që konfirmon sëmundjen në datën e testimit brenda pesë ditëve pune nga data e testimit, së bashku me Formularin e Kërkesës për Rimbursim ose Transferim të Datës së Testit,  minus tarifën administrative prej 25% të testit.

Ditën e testimit

Q: Çfarë ndodh nëse jam i/e sëmurë në ditën e testimit?
A: Nëse mungoni ditën e testimit pa njoftim paraprak, do të humbni tarifën tuaj të plotë. Por, nëse ju siguroni një certifikatë mjekësore brenda 5 ditëve nga data e testimit, do të merrni një rimbursim minus një tarifë administrimi prej 25% të tarifës së testimit.

Q: Të gjitha pjesët e testimit zhvillohen në një ditë?
A: Pjesët e Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit zhvillohen njëra pas tjetrës pa pushim në mes këtyre pjesëve. Pjesa e të folurit  mund të zhvillohet në të njëjtën ditë apo shtatë ditë para ose dy ditë pas pjesës kryesore.
Më shumë mund të lexoni në: KUPTONI SE ÇFARË NDODH DITËN E TESTIMIT

Q: Çfarë duhet të mar me vete ditën e testimit?
A: Stilolaps, laps dhe gomë. Ju duhet të keni pasaportën / kartën e identitetit me të cilin keni aplikaur për testin IELTS. Çdo gjë tjetër duhet ta lini jashtë dhomës së provimit. Telefonat celularë, pager dhe pajisjet elektronike të çdo lloji duhet të fiken dhe të vendosen me gjërat personale në zonën e caktuar nga mbikëqyrësi. Nëse nuk e fikni telefonin / pager ose ndonjë pajisje tjetër elektronike, ose e mbani atë me vete, do të diskualifikoheni. Ora të dorës nuk lejohen në dhomën e testimit.
Më shumë mund të lexoni në: KUPTONI SE ÇFARË NDODH DITËN E TESTIMIT

Q: Si është e organizuar pjesa e të folurit?
A: Testi i të folurit është një bisedë me një ekzaminues të çertifikuar të IELTS-it. Testi i të folurit përbëhet nga tre seksione. Regjistrohet në një kasetë audio ose një regjistrues dixhital.

Q: Çfarë ju duhet për pjesën e të folurit?
A: Ju duhet të keni të njëjtin dokument identifikimi me të cilin keni rezervuar testin e IELTS dhe të cilin poashtu keni përdorur për pjesën tjetër të testit. ID-ja juaj do të kontrollohet para se të hyni në dhomën e intervistës. Gjërat personale, përfshirë pajisjet elektronike dhe orë, nuk lejohen në dhomën e testimit.

Pas testit

Q: Si vlerësohet testi IELTS?
A: IELTS përdor një sistem vlerësimi me me nota për të matur dhe raportuar rezultatet e pjesëve të testit në një mënyrë të qëndrueshme. Ju merrni rezultate individuale të pjesës për Dëgjim, Lexim, Shkrim dhe Të folur dhe një Vlerësim të Përgjithshëm me noten nga një në nëntë. 

Q: Kur do të mar rezultatet?
A: Forma e Raportit të Testit ( rezultati) do të jetë gati 13 ditë pas datës tuaj të testimit. Ju njoftoheni me email momentin që rezultatet janë të gati. Ruajeni Formën e Raportit të Testit ( rezultatin) në një vend të sigurt pasi ju do të merrni vetëm një kopje origjinale. 

Q: I dërgoni rezultatet përmes emailit?
A: Jo. Ne nuk i komunikojmë rezultatet me email, telefon apo faks. 

Q: Çfarë ndodhë nëse më humb Forma e Raportit të Testit ( çertifikata)?’ 
A: Forma e Raportit të Testit  IELTS vlen për dy vite. Kopjet nuk mund t'u dërgohen kandidatëve të testimit, por ekipi i IELTS do të dërgojë një Formë shtesë të Raportit të Testit në institucionin ose ambasadën tuaj përkatëse. Deri në pesë kopje do të dërgohen falas (ju mund ta zgjidhni këtë gjatë procedures së aplikimit. Ju lutemi vini re se nëse dëshironi kopje shtesë pasi të merrni rezultatet, do të duhet të paguani një tarifë administrative.

Q: A mund të marr kopje shtesë të rezultateve të mia IELTS?
A: Nëse dëshironi që ne të dërgojmë një kopje shtesë të TRF-së tuaj në një organizatë njohëse, përpos pesë kopjeve që japim, atëherë ju duhet të paguani një tarifë administrative prej 5 EUR për kopje për ta dërguar përmes postës.

Ju duhet të dërgoni adresën e institucionit,  " Formën për kopje shtesë të Raportit të Testimit” të plotësuar si dhe një kopje të mandat pagesës për TRF shtesë përmes postës elektronike në examsalbania@britishcouncil.org . Ne pastaj do të dërgojmë TRF-në drejtpërsëdrejti te institucioni që kërkoni. Detajet e bankës mund ti shihni këtu.

Q: Sa duhet të pres për të rimarë testin IELTS?
A: Nuk ka një periudhë kohore që duhet të prisni për të rimarë përsëri testimin e IELTS, nëse ju nuk e keni arritur rezultatin që ju duhet, mund të regjistroni datën e radhës që e shihni të lirë.
Sidoqoftë, IELTS ju këshillon që të bëni përgatitje para se të regjistroni përsëri testin.

Q: Po nëse mendoj që rezultati im i testit është i gabuar?
A: 
Nëse nuk keni marrë rezultatin që prisnit, ju mund të aplikoni që testi juaj të rivlerësohet. Kjo quhet Kërkesë për Rivlerësim të Rezultatit (EOR), për të cilin duhet të aplikoni brënda gjashtë javëve pas datës së testimit . Ju mund të zgjidhni se cilët pjesë të testimit dëshironi që të rivlerësohen. Këtë kërkesë duhet që ta dërgoni në qendrën ku keni zhvilluar testimin. Ju duhet të paguani një tarifë administrative për këtë shërbim, e cila do të ju rimbursohet në rast se rezultati ndryshon në një nga pjesët e testit.Procedura për rivlerësimin e rezultateve zgjat 2 - 21 ditë, varësisht nga shumë faktorë duke përfshirë këtu numrin e pjesëve të kërkuara për ri-vlerësim.Mund të lexoni më shumë mbi procedurën ri-vlerësimit këtu. 

Q: Kam marrë IELTS më shumë se dy vite. Mund ta mar Formën e Raportit të Testit tani?
A: Forma e Raportit të Testit të IELTS (rezultatet) janë të vlefshme për dy vite nga data e dhënies së testit. Pas skadimit të kësaj periudhe, nuk mund të lëshojmë asnjë lloj konfirmimi lidhur me testin që keni zhvilluar.