A person using Englishscore Tutors on a computer

Qasja personale - kurdo që të keni nevojë për të 

Përsosni aftësitë tuaja në anglisht në një mënyrë argëtuese dhe interaktive duke përdorur ndihmën e shërbimit tonë perfekt të mentorit personal, përshtatur nevojave tuaja. Çfarëdo që dëshironi të arrini me mësimin e anglishtes mentorët tanë do t'ju ndihmojnë të keni sukses duke shërbyer si këshilltar, trainer dhe udhëzues.

Çfarë është Mentori Im?

EnglishScore Tutors është një shërbim i mësimdhënies që ofron mësim online në anglisht prej 30 minutash në mënyrë individuale me mësues të aprovuar nga Këshilli Britanik. Nëse po mësoni anglisht për karrierën tuaj, vetë-zhvillim apo për të udhëtuar, EnglishScore Tutors është një mënyrë e këndshme për të rritur aftësitë që ju nevojiten.

Mentorët tanë të kualifikuar do të hartojnë një plan studimi bashkë me ju i cili do të fokusohet në arritjen e qëllimeve tuaja, dhe si mentorë ata do të gjejnë një ritëm dhe qasje e cila funksionon për ju. Seancat organizohen në formë bashkëbisedimi dhe janë të ndërtura për t'ju bërë ju të ndiheni komodë kur flisni dhe të sigurt në vete.

MËSIM I PERSONALIZUAR, FLEKSIBËL

Seancat tona individuale janë plotësisht të përshtatura sipas nevojave tuaja; zgjidhni një temë ose aftësi që dëshironi të përmirësoni ose zgjidhni një plan mësimi. Nëse nuk jeni të sigurt, mund të merrni rekomandime profesionale nga mentori juaj. Pas çdo seance mesimore, mentori juaj do të bëjë vlerësimin e tij  të hollësisishëm në lidhje me performancën tuaj të të folurit.

Mentorët tanë janë në dispozicion 24/7 - përfshirë fundjavat dhe festat - kështu që ju mund të planifikoni mësime në orët që janë më të përshtatshme për ju.

FILLO TANI

  1. Regjistrohu për vetëm 1 $ në seancen e parë.
  2. Zgjidhni mentorin dhe planifikoni mësimin tuaj
  3. Merrni vlerësime dhe këshilla të detajuara si dhe një plan personal të të mësuarit
  4. Nuk kërkohet asnjë shkarkim. Gjithçka që ju duhet është një kompjuter, Google Chrome, një kamera e lidhur me pajisjen tuaj, një mikrofon dhe akses interneti.
  5. Pas përfundimit të seancës së parë, ju do të fitoni të drejtën e një plani të plotë mësimi të personalizuar për ju- përfshirë temat e gramatikës dhe të folurit - për të punuar bashkë më mentorin tuaj. Ju mund të programoni gjithashtu më shumë seanca 30 minutëshe me mentorin tuaj në paketat prej 3, 10 ose 20 seancash. 

MËSONI NGA MË TË MIRËT

Mentorët tanë janë me përvoja të specializuara për të dalluar aftësitë që nevojiten në mësimin e gjuhës angleze për të pasur sukses. Secili mentor ka një kualifikim mësimor dhe gjithashtu ka punuar në një mjedis profesional me përvojë në sektorë të ndryshëm, përfshirë atë bankar, marketing, shitje, burime njerëzore dhe më shumë.

Ju mund t'i njihni mentorët tanë përmes video prezantimeve të tyre të shkurtra për të kuptuar më mirë përvojën e tyre profesionale, formimin arsimor dhe theksin e tyre.

Sistemi ynë ju ndihmon të qëndroni në rrugën e duhur, të monitoroni përparimin tuaj dhe të arrini qëllimet tuaja.

Provoni shërbimin tonë të mësimit në internet tani - merrni seancën tuaj të parë 30-minutëshe në anglisht për 1 $.