Udhëheqës/e në Financa dhe Operativa, Ballkani Perëndimor
Jemi duke kërkuar person kreativ, inovativ, punëtorë dhe të orientuar në biznes, të i bashkangjitet ekipit tonë.
Details
Afati i fundit | E Dielë 13 Dhjetor 2015 |
---|
Përshkrimi i postit
Ky post do të menaxhojë shërbimet Financiare dhe Resurset Njerëzore ku hyjnë planifikimi, parashikimi, performanca dhe raportet e përpuethshmërisë të Ballkanit Perëndimor, më saktësisht të grupit të shteteve të përbëra nga Serbia, Bosna e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Këto shtete hyjnë në Rajonin e Evropës së Gjerë, në kontekstin e British Council.
Mbajtësi i postit do të ndihmojë procesin e transformimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në një mekanizëm të vetëm operativ; të identifikojë efikasitetin e proceseve përmes prokurimit më kreativ dhe efektiv si dhe metodave të reja të punës në ndërtimin e punës ekipore dhe proceseve funksionale, dhe në të njëjtën kohë duke e ruajtur edhe veçantinë e zyreve të British Council në të gjitha vendet e cekura.
Si të aplikoni
Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë post, atëhere ju lutem vizitoni faqen tonë të e-rekrutimit ku i keni të gjitha udhëzimet rreth aplikimit. Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët arrijnë të hynë në listën e ngushtë. Intervista do të zhvillohet në gjuhën Angleze.