British Council organizon provimin APTIS në më shumë se 100 shtete në të gjithë botën duke i dhënë mundësinë individëve të demonstrojnë në mënyrë aktive dhe lehtësisht aftësitë e tyre të gjuhës angleze. Në Shqipëri, ne kemi proçedura sigurie strikte dhe të plota duke përfshirë proçesin e verifikimit me universitetet për të kontrolluar çdo kandidat që aplikon me një çertifikatë APTIS.
Top Channel transmetoi filmime të një çertifikate të falsifikuar. Emri në çertifikatë nuk figuron në sistemin tonë. Krahas kësaj, data në çertifikatën e falsifikuar nuk përkon me asnjë datë që është zhvilluar provimi APTIS.
Duke qenë të vetëdijshëm se disa individë përpiqen të falsifikojnë mjetin e identifikimit, liçenca dhe dokumenta të çdo lloji, një çertifikatë APTIS verifikohet direkt me British Council dhe asnjë çertifikatë e falsifikuar nuk mund të jetë e vlefshme për këta individë.
British Council ka zero tolerance ndaj çështjeve të mashtrimit dhe i konsideron këto çështje shumë seriozisht. Kjo është arsyeja pse do e kishim vlerësuar nese do ishim vënë në dijeni para transmetimit të këtij programi pasi do i kishim siguruar informacion tepër të saktë dhe të besueshëm shikuesve shqiptar.
Ashtu siç u sugjerua në program, pa dyshim që kishte akt kriminal pas këtij rasti. Ne besojmë që duhet t’u raportohet menjëherë autoriteteve, sidomos duke pasur parasysh që kemi si prove një video të një individi të përfshirë plotësisht në këtë mashtrim.
British Council është krenar që proçesi i verifikimit i mundëson shqiptarët të verifikojnë çertifikatën e tyre APTIS në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë. Ata mund ta bëjnë këtë gjë në mënyrë direkte me British Council dhe jo me individë jashtë zyrës së British Council. Çdo informacion në lidhje me çertifikatën Aptis mund të gjendet në faqen tone të internetit.
British Council është organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe arsim. Ne punojmë në më shumë se 100 vende të botës në fushën e artit dhe kulturës, gjuhës angleze, arsimit dhe me shoqërinë civile. Vitin e kaluar ne arritëm mbi 65 milion ballë për ballë dhe 731 milion njerëz duke përfshirë mediat online, transmetime dhe publikime. Ne japim një kontribut pozitiv tek vendet që ne punojmë – duke ndryshuar jetën e njerëzve, përfshirë krijimin e mundësive, ndërtimin e marrëdhënieve dhe krijimin e besimit. Krijuar në 1934, ne jemi një organizatë bamirëse e Mbretërisë së Bashkuar dhe institucion publik i qeverisur nga Statusi Mbretëror. Ne marrim 15 për qind fonde nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. www.britishcouncil.org